Turqia trondit Austrinë
Turqia kaloi në çerekfinale kundër Holandës
Merih Demiral hyri në histori të Kampionatit Evropian si pjesë e një dygolëshi, pasi Turqia tronditi Austrinë 2-1 për të mbërritur në çerekfinale për herë të parë që nga viti 2008.
Demiral hapi rezultatin pas 57 sekondash për golin më të shpejtë ndonjëherë në një ndeshje eliminuese në Euro dhe tundi rrjetën sërish në të 59-ën minutë, të dyja goditje nga këndi nga ylli Ardar Guler.
Gregoritsch shënoi në të 65-ën, por Austria nuk arriti të barazojë, pavarësisht presionit të vazhdueshëm në Lajpcig, pasi ecuria e tyre e fortë mori një fund të papritur, me portierin turk Mert Gunok që bëri një pritje sensacionale në fund kundër Christoph Baumgartner.
Austria kishte impresionuar në fazën e grupeve me fitoret ndaj Polonisë dhe Holandës dhe kishte mposhtur Turqinë 6-1 në një miqësore të marsit, por e gjithë kjo ishte e kotë në një natë me shi, ku trajneri Ralf Rangnick dhe disa nga lojtarët e tij kanë një histori në klubin lokal ”RB Leipzig”.
Turqia kaloi në çerekfinale kundër Holandës, të shtunën në Berlin.