Basha e Meta në homazhet për Kadarenë: Gjenitë si ai e kanë të siguruar pavdekësinë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha dhe Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kanë marrë pjesë në homazhet që po mbahen sot në nder të gjeniut të letërsisë shqipe, Ismail Kadare, i cili ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare.


Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha dhe Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kanë marrë pjesë në homazhet që po mbahen sot në nder të gjeniut të letërsisë shqipe, Ismail Kadare, i cili ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare.

Basha u shpreh se kjo është një humbje e madhe për letërsinë shqiptare. Sipas Bashës, Kadare i tregoi botës identitetin europian të kombit shqiptar.

“Kadare është ngjitur në Panteonin e përjetësisë si njeriu që në kohën më të vështirë për kombin shqiptar i kujtoi bashkëkombësve dhe gjithë botës se ne jemi një ndër kombet e identitetit europian dhe i formimit të identitetit europian. Kjo në një kohë që u bë çdo përpjekje për të shkatërruar lidhjet e shqiptarëve me habitatin e tyre që është Europa”, tha Basha.

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë më tej pati një apel dhe për të rinjtë dhe të rejat në Shqipëri. “Kisha një mesazh për të rinjtë, që të përpiqen të lexojnë qoftë edhe një poezi, apo roman të Ismail Kadaresë se do t’i shndërrojë,  të kuptojnë vlerën e tyre si shqiptarë, qoftë edhe si individ”, tha Basha.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mori pjesë në homazhet në nder të Kadaresë i shoqëruar nga Tedi Blushi dhe Erisa Xhixho. Meta tha se Kadare e ngriti Shqipërinë në majat e letërsisë botërore.

“Për t’i dhënë lamtumirën gjeniut të kombit që me penën e tij e ngriti Shqipërinë dhe shqiptarët në majat e letërsisë botërore atëherë kur Shqipëria ishte më e izoluar se kurrë. Me sakrificë i parapriu një epoke të re. I përjetshëm kujtimi i shkrimtarit tonë të madh dhe të papërsëritshëm. Edhe me sakrificat e tij i parapriu një epoke të re. Gjenitë si ai e kanë të siguruar pavdekësinë sepse jetojnë përgjithmonë në ndërgjegjen e kombit”, u shpreh Meta.

Ceremonia e nderimeve për kolosin Kadare është organizuar me protokoll shtetëror nën kujdesin e Kryeministrisë. Homazhet nisën në ora 09:00 dhe do të vazhdojnë deri në 12:30 për të vazhduar me nisjen drejt varrezave të Tufinës. Ashtu si dje, edhe dita e sotme është ditë zie kombëtare. Gjithashtu ditë zie kombëtare ka shpallur edhe Kosova.

 

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

MSHMS me platformë për shërbimet socio-shëndetësore, Koçiu: Mbrojtje dhe fuqizim i familjeve në nevojë

MSHMS synon të fuqizojë sistemin e vizitave në shtëpi në kuadër të kujdesit shëndetësor parësor

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

MSHMS me platformë për shërbimet socio-shëndetësore, Koçiu: Mbrojtje dhe fuqizim i familjeve në nevojë

MSHMS synon të fuqizojë sistemin e vizitave në shtëpi në kuadër të kujdesit shëndetësor parësor