Të ardhurat nga taksat nacionale, 16.4 miliardë lekë

Të ardhurat nga taksa nacionale programohen në nivelin 44.2 miliardë lekë për vitin 2024


Të ardhurat nga taksat nacionale, për periudhën 5-mujore 2024 u realizuan në masën 16.4 miliardë lekë.

Sipas raportit të publikuar mbi treguesit fiskalë nga Ministria e Financave, të ardhurat nga ky zë rezultuan 2.1 miliardë lekë ose 14.4% më shumë se 5-mujori 2023. Po ashtu ato ishin dhe 335 milionë lekë ose 2.1% më shumë se plani për 5-mujorin 2024.

Të ardhurat nga taksa nacionale programohen në nivelin 44.2 miliardë lekë për vitin 2024.

Parashikimet për këtë taksë për vitin 2024 janë 8% ose 3.3 miliardë lekë më shumë se i pritshmi 2023, efekte që pritet të vijnë nga rritja ekonomike në tërësi, taksat e reja të licencimit të lojërave të fatit, rritja e konsumit të karburanteve që gjeneron taksat e qarkullimit dhe karbonit etj.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Situata nga reshjet, Vengu: 24 efektivë të FA-së në Vlorë

Ministri i Mbrojtjes: Të gjitha strukturat e emergjencave civile vijojnë të jenë të angazhuara në terren

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Situata nga reshjet, Vengu: 24 efektivë të FA-së në Vlorë

Ministri i Mbrojtjes: Të gjitha strukturat e emergjencave civile vijojnë të jenë të angazhuara në terren