Kuvendi miraton ligjet e rendit të ditës, ashpërsohen gjobat për ndotjen e mjedisit

Ligjet parashikojnë ashpërsim të gjobave për ndotjen e mjedisit, si dhe kthimin e këtyre masave administrative në titull ekzekutiv.


Kuvendi i Shqipërisë pas mbi 10 orë diskutime ka miratuar pr/ligjet në rendin e ditës, ndërsa u shty për në seancën e radhës ngritja e nënkomisionit për auditimin në sektorin publik.

Shkak për këtë u bë mosdakordësia mes palëve. Deputeti i Partisë Socialiste, kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Eduard Shalsi kërkoi shtyrjen e votimit të ngritjes së nënkomisionit, pasi sipas tij, PD është tërhequr nga marrëveshja. “Ramë dakord për ta ngritur këtë nënkomision me dy bashkëkryetarë. PD po dëgjoj se është tërhequr. Unë me zonjën Sorina Koti, që do të ishte një prej nënkryetarëve, kishim rënë dakord për ta ngritur komisionin”, tha Shalsi.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se vota e PD do të jetë pro, kur PS të bije dakord që komisioni të drejtohet nga opozita. “Të paktën opozita të ketë këtë hapësirë”, tha Bardhi.

Pas këtij diskutimi u ra dakord që ngritja e nënkomisionit të votohet në seancën e radhës, ndërsa më tej u votuan pr/ligjet në rendin e ditës. Një prej tyre ishte dhe marrëveshja me BE në fushën e drejtësisë, që gjeti dhe votën pro të opozitës.

Ndërkohë u votuan dhe pesë ligje në fushën e mjedisit. Ligjet parashikojnë ashpërsim të gjobave për ndotjen e mjedisit, si dhe kthimin e këtyre masave administrative në titull ekzekutiv.

Këto ndryshime përfshijnë fushën e mjedisit, biodiversitetit, menaxhimit të integruar të mbetjeve dhe cilësisë së ajrit.

Ndryshimet u referohen 5 ligjeve në fushën e mjedisit siç janë ligji “Për Mbrojtjen e Mjedisit”, ligji “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”, ligji “Për Mbrojtjen e Biodiversitetit”, ligji “Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis” dhe ligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Flukset turistike, Qendro: Rreth 550 mijë hyrje-dalje nga Porti i Sarandës

Porti i Sarandës, i cili shërben si një pikë kyçe për turizmin në qytetin bregdetar, ka pritur mijëra udhëtarë këtë…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Flukset turistike, Qendro: Rreth 550 mijë hyrje-dalje nga Porti i Sarandës

Porti i Sarandës, i cili shërben si një pikë kyçe për turizmin në qytetin bregdetar, ka pritur mijëra udhëtarë këtë…