Humbën dokumentin e identifikimit, policia e Elbasanit ndihmon dy turistët çekë

Policia e Elbasanit ndihmoi dy turistë çekë të cilët denoncuan humbjen e dokumentit të identifikimit.


Policia e Elbasanit ndihmoi dy turistë çekë të cilët denoncuan humbjen e dokumentit të identifikimit.

Sipas njoftimit të policisë, “mbrëmjen e djeshme, pas një telefonate nga një turist çek që kërkonte ndihmë sepse i kishte humbur dokumenti i identifikimit, gjatë kohës që lëvizte me biçikletë, bashkë me një turiste tjetër çeke, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, shërbimet e Policisë iu kanë shkuar në ndihmë 2 turistëve dhe së bashku me ta kanë kërkuar përgjatë itinerarit të lëvizjes, por nuk kanë mundur ta gjejnë dokumentin e identifikimit”.

Më pas, turistët janë mirëpritur në ambientet e Komisariatit të Policisë Elbasan dhe turisti që kishte humbur dokumentin e identifikimit u pajis me vërtetim për humbje dokumenti, dokument që mund ta përdorë për të marrë shërbime në Republikën e Shqipërisë dhe për kalimin në pikat kufitare.

Punonjësit e Policisë i kanë shoqëruar turistët në vendin e tyre të akomodimit. Turistët çekë kanë falënderuar punonjësit e Policisë për ndihmën e ofruar. Policia e Elbasanit apelon për të gjithë qytetarët, që nëse gjejnë dokumente apo sende të tjera personale të turistëve apo vizitorëve, t’i dorëzojnë ato në Polici ose të telefonojnë në numrin 112. (ATSH)

Lexo më shumë nga

MSHMS me platformë për shërbimet socio-shëndetësore, Koçiu: Mbrojtje dhe fuqizim i familjeve në nevojë

MSHMS synon të fuqizojë sistemin e vizitave në shtëpi në kuadër të kujdesit shëndetësor parësor

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

MSHMS me platformë për shërbimet socio-shëndetësore, Koçiu: Mbrojtje dhe fuqizim i familjeve në nevojë

MSHMS synon të fuqizojë sistemin e vizitave në shtëpi në kuadër të kujdesit shëndetësor parësor