Kuvendi i Shqipërisë do të vazhdojë të kontribuojë për forcimin e dimensionit parlamentar të CEI

Delegacioni i Përhershëm i Kuvendit të Shqipërisë në CEI mori pjesë në “Takimin e 3-të të Konventës Parlamentare për Forcimin e Rolit të Dimensionit Parlamentar të Iniciativës së Evropës Qendrore”, në mbajtur Romë.


Delegacioni i Përhershëm i Kuvendit të Shqipërisë në CEI mori pjesë në “Takimin e 3-të të Konventës Parlamentare për Forcimin e Rolit të Dimensionit Parlamentar të Iniciativës së Evropës Qendrore”, në mbajtur Romë.

Në këtë takim delegacioni i Kuvendit përfaqësohej nga Etjen Xhafaj, kryetar dhe Albana Vokshi, anëtare.

Xhafaj në fjalën e tij theksoi se “parlamenti i Shqipërisë do të vazhdojë të kontribuojë për forcimin e dimensionit parlamentar të CEI për krijimin e institucioneve të reja pasi ishte kjo Nismë e cila në fillim të viteve 90 kur ishte e nevojshme për vendet e Evropës Lindore dhe të Evropës Jugore, të bashkëpunonin për ta bërë ekonominë e vendeve të tyre të funksiononte duke hapur tregje të reja”.

Ndërsa Vokshi u shpreh se “ne i miratojmë plotësisht rekomandimet e mbledhjeve të konventave. Shqipëria mbështet plotësisht integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Moldavisë dhe Ukrainës. Në këtë drejtim, nemirëpresim vendimin e KE-së për hapjen e negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë javën e kaluar”.

“Shqipëria mban qëndrim të palëkundur dhe të qëndrueshëm në mbështetjen e Ukrainës dhe popullit ukrainas. Dëshiroj t’i referohem edhe fjalës së Caiata, faleminderit për mesazhet e forta që na dërguat neve, por më së shumti vendimmarrësve të vendeve anëtare të BE-së, kështu që shikoni mundësitë për të hapur dyert për vendet tona që kanë vite dhe vite që presin të jenë pjesë e BE-së. Ne kërkojmë ndihmën e vendeve anëtare të CEI për anëtarësimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor në bazë të meritës”, tha Vokshi.

Lexo më shumë nga

Situata nga reshjet, Vengu: 24 efektivë të FA-së në Vlorë

Ministri i Mbrojtjes: Të gjitha strukturat e emergjencave civile vijojnë të jenë të angazhuara në terren

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Situata nga reshjet, Vengu: 24 efektivë të FA-së në Vlorë

Ministri i Mbrojtjes: Të gjitha strukturat e emergjencave civile vijojnë të jenë të angazhuara në terren