Rama: Ndizen dritat mbi bajpasin këmbësor të Lungomares 2

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga ndezja e dritave mbi bajpasin këmbësor të Lungomares 2.


Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga ndezja e dritave mbi bajpasin këmbësor të Lungomares 2.

Rama u shpreh se ky bajpas ofron një panoramë spektakolare.

Kreu i qeverisë shtoi se bajpasi mundëson kalimin e zonës së tunelit përmes një hapësire të re publike.

“Ndizen dritat mbi bajpasin këmbësor të Lungomares 2, i cili ofron një panoramë spektakolare duke mundësuar “kalimin” e zonës së tunelit përmes një hapësire të re publike dhe lidhjen e dy plazheve të bukura në një, pjesë e projektit të madh që përfshin Lungomaren 3 të Rradhimës”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Projekti Lungomare 2 në Vlorë përfshin 1 kilometër plazh të kombinuar urban dhe natyral, pishinën olimpike e pishinën e fëmijëve, parkingun nëntokësor, shëtitoren e pishave, si edhe njësitë e reja të shërbimit për pushuesit në standardet e një hapësire publike turistike me 5 yje.

Vendosja e shkallareve që zbresin në det, muri anësor i punuar në detaje dhe konceptimi i shkallëve që lidhin trotuaret me pjesën e Lungomares i japin një tjetër dimension këtij projekti.

🤩Ndizen dritat mbi bajpasin këmbësor të Lungomares 2, i cili ofron një panoramë spektakolare duke mundësuar “kalimin” e…

Posted by Edi Rama on Saturday, July 6, 2024

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria shkon në BE vetëm nëse nuk humbasim asnjë minutë në 11 maj

Kryeministri njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot nga Erseka në rrugën e re të Vjosës, që do…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Shqipëria shkon në BE vetëm nëse nuk humbasim asnjë minutë në 11 maj

Kryeministri njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot nga Erseka në rrugën e re të Vjosës, që do…