Gonxhja: Liqeni i Ohrit, thesar i trashëgimisë botërore 5 vite në UNESCO
Që prej korrikut të 2019 Liqeni i Ohrit është përfshirë në listën e UNESCO-s si pasuri e trashëgimisë natyrore dhe kulturore.
Që prej korrikut të 2019 Liqeni i Ohrit është përfshirë në listën e UNESCO-s si pasuri e trashëgimisë natyrore dhe kulturore.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Blendi Gonxhja, ftoi që në këtë përvjetor të reflektohet mbi rëndësinë e ruajtjes dhe mbrojtjes së këtij thesari natyror dhe kulturor.
“Këto përpjekje janë thelbësore për të siguruar që brezat e ardhshëm të mund të shijojnë dhe të mësojnë nga ky vend i magjishëm”, u shpreh ministri Gonxhja.
Liqeni i Ohrit është një ndër liqenet me të vjetra dhe më të thella në botë, dëshmi e vendbanimeve të hershme, me një peisazh katërstinor, varkat valëzonjëse dhe një prej liqeneve me diversitetin më të madh në botë. Ai sjell tashmë miliona vizitorë nga e gjithë bota, duke tërhequr vëmendjen e shumëkujt që viziton Shqipërinë.
Liqeni i Ohrit, i ndarë mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, është përfshirë në listën e UNESCO-s si pasuri e kombinuar e trashëgimisë, natyrore dhe kulturore.
Liqeni i Ohrit, një thesar i trashëgimisë botërore, 5 vite në UNESCO! 🏞 ☀️
🌊 🦢 Që prej korrikut të 2019 Liqeni i Ohrit…
Posted by Blendi Gonxhja on Sunday, July 7, 2024
Ky liqen ofron një strehë unike për lloje të shumta endemike dhe relikte të florës dhe faunës së ujërave të ëmbla. Ujërat e tij oligotrofik përmbajnë mbi 200 lloje endemike me nivele të larta endemizmi për speciet bentike në veçanti, duke përfshirë: algat, diatomet, krimbat e sheshtë turbelar, kërmijtë, krustacet dhe 17 lloje endemike peshqish. Në ujërat e cekëta pranë bregut të liqenit, disa site dëshmojnë për praninë e banesave parahistorike mijëravjeçare palafite.
Marrë nga ATSH