Shqipëria mirëpriti për herë të parë “Nastro Rosa Tour”

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi: Kjo është një përvojë unike e Xhiros së Italisë me varka me vela.


Për herë të parë, Shqipëria mirëpriti në Durrës “Nastro Rosa Tour”.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili ndau foto nga kjo garë, u shpreh se, kjo është një përvojë unike e Xhiros së Italisë me varka me vela.

“Qeveria shqiptare urë lidhëse e ngjarjeve të tilla që nxisin miqësinë, bashkëpunimin ndërkombëtar, turizmin, si dhe përforcojnë sigurinë dhe stabilitetin”, theksoi Peleshi.

Ky event u organizua nga Bashkia Durrës, në bashkëpunim me Marinën italiane dhe Autoritetin Portual Durrës.

Ky aktivitet sportiv, i organizuar nën përkujdesjen e Kryeministrit Edi Rama, i bashkëngjitet një serie veprimtarish për promovimin e turizmit dhe bukurive të qytetit dhe vendit tonë.

Gara ka nisur në Xhenova të Italisë dhe varkat me vela pjesëmarrëse, me ekuipazhe nga Marina italiane dhe Guardia di Finanza, ndalojnë në 10 qytete, 9 italiane, dhe për herë të parë në Durrës.

Për herë të parë, Shqipëria mirëpriti në Durrës #NastroRosaTour, një përvojë unike e Xhiros së Italisë me varka me vela!…

Posted by Niko Peleshi on Monday, July 8, 2024

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…