Hapet ekspozita me dokumente dhe fotografi mbi historinë e mjekësisë në Türkiye dhe Shqipëri

Ekspozita organizohet nën kujdesin e Institutit “Yunus Emre” – Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Republikës së Türkiyes.


Nga Fatjon Cila

Në ambientet e Spitalit Rajonal Memorial në Fier është hapur ekspozita me dokumente dhe fotografi me temë “Historia e mjekësisë në Türkiye dhe Shqipëri”, raporton Anadolu.

Në hapjen e ekspozitës ishin të pranishëm ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë, Albana Koçiu, ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, drejtori i Institutit “Yunus Emre” për Shqipërinë, Ömer Osman Demirbaş, drejtori i zyrës së Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri, Mesut Özbaysar, drejtues dhe pjesëtarë të stafit të spitalit dhe zyrtarë të tjerë.

Ministrja Koçiu në fjalën e saj në hapje të ekspozitës u shpreh se vijojnë edhe sot të kenë një mbështetje të jashtëzakonshme nga shteti turk.

“Unë besoj se ekspozita e sotme vjen si një vlerë e shtuar për të treguar dhe për të dëshmuar gjithë partneritetin me shtetin mik turk, i cili nëpërmjet kësaj ekspozitë dëshmon edhe një herë shenjën e miqësisë së mirë dhe vëllazërisë së mirë me shqiptarët”, ka theksuar Koçiu.

Koçiu ka shtuar se Spitali Rajonal Memorial në Fier është shembulli më i mirë i mundshëm për të treguar vazhdimësinë e partneritetit mes dy vendeve , sipas saj “të kësaj miqësie që daton që herët dhe ekspozita e tregon këtë”.

Ambasadori Atay tha se ka pasur një bashkëpunim shumë të afërt duke parë edhe shkresat në ekspozitë.

Ambasadori turk shtoi se edhe sot dy shtetet kanë një lidhje shumë të fortë. “Janë dokumente që tregojnë lidhjen e dy shteteve, në rrugën e shëndetësisë dhe jemi mbledhur për t’i parë”, tha Atay.

Ambasadori Atay ka theksuar se Spitali Rajonal Memorial në Fier është ndërtuar nga shteti turk brenda tre muajve, që sipas tij qytetarët shqiptarë të marrin shërbimin e duhur.

Ekspozita organizohet nën kujdesin e Institutit “Yunus Emre” – Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Republikës së Türkiyes.

Sipas institutit, në këtë ekspozitë që do të qëndrojë e hapur për një javë janë ekspozuar rreth tridhjetë dokumente dhe fotografi në lidhje me zhvillimet në fushën e mjekësisë në Shqipëri përgjatë periudhës osmane.

Kujtojmë se Spitali Rajonal Memorial në Fier është ndërtuar me mbështetjen financiare të Türkiyes dhe është hapur për shërbim ndaj qytetarëve në fund të majit të vitit 2021.

Zv.ministri Dobi pret zyrtarin belg: Në fokus drejtësia dhe integrimi në BE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Koordinimin dhe Çështjet Evropiane në Ministrinë e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Zv.ministri Dobi pret zyrtarin belg: Në fokus drejtësia dhe integrimi në BE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Koordinimin dhe Çështjet Evropiane në Ministrinë e…