Investimi në Sazan, Rama për “Financial Times”: Propozimi na u bë nga vetë Kushner, kemi nevojë për super luks
Kryeministri është shprehur se Kushner dhe Grenell bënë ofertën në Shqipëri përpara se të ktheheshin për të investuar në Serbi.
Kryeministri Edi Rama në një prononcim për “Financial Times” ka folur për projektin e Jared Kushner për investim në ishullin e Sazanit.
Lidhur me këtë investim, Rama ka theksuar se: “Ne kemi nevojë për super luks ashtu si shkretëtira ka nevojë për ujë”.
Rama sqaron se qasja fillestare për projektin për transformimin e ishullit të Sazanit u bë nga vetë Kushner.
Kryeministri është shprehur se Kushner dhe Grenell bënë ofertën në Shqipëri përpara se të ktheheshin për të investuar në Serbi.
“I vetmi ndryshim është se në Shqipëri ishte Kushner dhe jo Grenell, që u afrua i pari. Në Serbi sigurisht që Grenell ishte iniciatori, por këtu jo”, ka deklaruar Kryeministri Rama për “Financial Times”.
(ATSH)