Kinë, do të thellohet reforma me hapje të nivelit më të lartë
Në dekadën e kaluar, pas plenumit të tretë të Komitetit të 18-të Qendror të PKK-së, Kina ka thelluar më tej reformat në fusha të ndryshme, ka ngritur vazhdimisht nivelin e hapjes dhe i ka krijuar më shumë mundësi botës nëpërmjet zhvillimit të vet.
Në dekadën e kaluar, pas plenumit të tretë të Komitetit të 18-të Qendror të PKK-së, Kina ka thelluar më tej reformat në fusha të ndryshme, ka ngritur vazhdimisht nivelin e hapjes dhe i ka krijuar më shumë mundësi botës nëpërmjet zhvillimit të vet. Në prag të plenumit të tretë të Komitetit të 20-të Qendror, le të shohim çfarë ndryshimesh ka përjetuar Kina në këto vite gjatë rrugës drejt modernizimit kinez dhe ndërtimit të komunitetit me fate të përbashkëta të njerëzimit.
Distrikti Qendror i Biznesit, Pekin (Foto:VCG)
Fshati Junying, Xiamen, provicë Fujian, Kinë Jugore (Foto:VCG)
Nga viti 2013 deri vjet, qeveria kineze, e nisur nga nxitja e drejtësisë shoqërore dhe shtimi i mirëqenies së banorëve, ka praktikuar reformat në fushat ekonomike, politike, kulturore, shoqërore, ekologjike, të mbrojtjes kombëtare etj. Nga “hedhja e themeleve e ngritja e shtyllave” deri në integrimin e koordinimin e politikave, janë krijuar korniza qeverisëse me reforma historike, ristrukturim dhe përmirësim sistematik.
Me gjithë sfidat e ndërlikuara të jashtme, Kina realizoi një rritje të qëndrueshme me shpejtësi të mesme dhe ndërtimin e gjithanshëm të një shoqërie me begati relative, duke zgjidhur problemin e varfërisë absolute prej të cilit kombi kinez kishte vuajtur prej mijëra vjetësh.
Foto: VCG
Foto:VCG
Nga viti 2012 deri më 2021, të dhënat statistikore tregojnë se të ardhurat e disponueshme për frymë në Kinë u rritën nga 16.5 mijë në 35.1 mijë juanë. Koeficienti i Engelit gjatë së njëjtës periudhë u ul nga 33 % në 29.8 %. Janë krijuar sistemet më të mëdha arsimore, të sigurimeve shoqërore e mjekësore dhe niveli i jetesës së banorëve në Kinë është ngritur më tej.
PBB-ja e Kinës i kaloi 100 trilionë juanët më 2021. Pjesa e ekonomisë kineze në vëllimin e përgjithshëm të ekonomisë globale u shtua nga 11.4 % në 18 %, duke kontribuuar për vite me radhë në mbi 30 % të rritjes botërore. Renditja e Kinës në listën e treguesve të risive u ngrit në vendin e 12-të, 22 vende më lart, pas investimesh të vazhdueshme prej një dekade.
Foto:VCG
Foto:VCG
Në dekadën e kaluar, me 3 % rritje vjetore të konsumit të energjisë, Kina realizoi 6 % rritje ekonomike. Gjatë këtij procesi, intensiteti i konsumit të energjisë u ul 26.2 %, ndërsa sasia e lëshimit të dioksidit të karbonit për njësi të PBB-së u pakësua 34 %. Kina ka mbjyllë 64 milionë hektarë pyje artificiale, që përbën një të katërtën e pyjeve artificiale botërore të mbjella në të njëjtën periudhë. Me vëllimin më të madh të agregateve të prodhimit të elektricitetit me anë të energjisë ujore, të erës, diellore dhe biomasës, në Kinë janë përuruar më shumë termocentrale me djegie të pastër të qymyrgurit dhe është krijuar tregu më i madh botëror i tregtimit të lëshimit të gazrave serrë.
Foto:VCG
Porti Ningbo, provincë Zhejiang, Kinë Lindore (Foto:VCG)
Foto:VCG
Foto:VCG
Kina nuk i ka ndalur hapat e hapjes ndaj botës së jashtme. Sipas kërkesave të globalizimit ekonomik, duke u bazuar në parimet e zhvillimit paqësor dhe bashkëpunimit me leverdi të ndërsjellë, Kina ka nxitur hapjen në nivel më të lartë në më shumë fusha. Kina ka nënshkruar 19 marrëveshje të tregtisë së lirë dhe ka ndërtuar 21 rajone pilot të tregtisë së lirë, në të cilat janë promovuar 278 rezultate të risive institucionale, duke formuar një mjedis më të mirë biznesi të orientuar nga tregu, me sundim të ligjit dhe të ndërkombëtarizuar. Krahas ndërtimit të “Një brez, një rrugë”, deri në tetorin e vitit të kaluar, mbi tre të katërtat e vendeve dhe më shumë se 30 organizata ndërkombëtare janë bërë pjesë e këtij produkti publik global. Vëllimi i import-eksportit ndërmjet Kinës dhe vendeve pjesëmarrëse në këtë nismë ka arritur në 19.1 trilionë dollarë amerikanë, me një rritje mesatare vjetore prej 6.4 %. Gjatë organizimit të tre edicioneve të Forumit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar “Një brez, një rrugë”, janë firmosur 1 020 marrëveshje bashkëpunimi, nëpërmjet të cilave janë krijuar mekanizma bashkëpunimi me partnerë në më shumë se 20 fusha, si hekurudhat, portet, financat, taksat, energjetika dhe zhvillimi i gjelbër.
Burimi: CRI.CN