Rama: Pushuesit e Velipojës, dëshmitarë të asaj që ka ndodhur me transformimin e hapësirave

Velipoja, rreth 30 minuta nga qyteti i Shkodrës edhe këtë sezon veror po tërheq një numër të lartë pushuesish.


“Velipoja ka përmirësime, çdo vit shikoj që ka ndryshime për mirë”.

Kështu u shpreh një qytetar në një video të publikuar nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.

Rama tha se “pushuesit e Velipojës janë dëshmitarët më të drejtpërdrejtë të asaj që ka ndodhur me transformimin e hapësirave, sistemimin, pastërtinë dhe të gjithë punën e bërë nga institucionet publike e bizneset private për t’u garantuar një sezon me standarde, të sigurt dhe mikpritës të gjithëve atyre që zgjedhin këtë bregdet”.

Një pushues tha se “jemi shumë të kënaqur për moshën time është mrekulli, vijmë për rërën dhe diellin të dyja i ka Velipoja”.

Një tjetër pushues u shpreh se “kam shëtitur gjithë Shqipërinë, por Velipoja ëstë hapësirë”.

“Velipoja është shumë mirë, puna ka filluar mirë dhe ka shumë turistë të huaj kanë ardhur, italianë janë shumë”, tha një menaxher biznesi në Velipojë.

Një turist italian theksoi se “ndihemi shumë mirë, është një vend mikpritës , falënderojmë komunitetin e Velipojës për gjithçka që ka bërë për ne, i ftoj të gjithëve të vijnë ta vizitojnë, të kalojnë kohën, të njohin njerëz të rinj. Është një ambient shumë mikpritës, një aventurë e bukur”.

Velipoja, rreth 30 minuta nga qyteti i Shkodrës edhe këtë sezon veror po tërheq një numër të lartë pushuesish. Për të gjithë të pasionuarit pas shëtitjeve në natyrë, kjo perlë e zonës ju ofron një aventurë interesante në ajrin e pastër, ku do ta gjeni veten të zhytur në një oaz të gjelbër. (ATSH)

🏖️🐚🚤 Pushuesit e Velipojës janë dëshmitarët më të drejtpërdrejtë të asaj që ka ndodhur me transformimin e hapësirave, sistemimin, pastërtinë dhe të gjithë punën e bërë nga institucionet publike e bizneset private për t’u garantuar një sezon me standarde, të sigurt dhe mikpritës të gjithëve atyre që zgjedhin këtë bregdet😊

#KrenarpërShqipërinë❤️🦅
#VetëmPërpara➡️🇪🇺
#SHQIPËRIA2030🇦🇱

Posted by Edi Rama on Thursday, July 11, 2024

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.