Manastirliu: Projekt për hapjen e programeve “Bachelor” të UTC Francë në Tiranë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zhvilloi një bashkëbisedim me drejtoren e Universitetit të Teknologjisë së Compiegne (UTC) të Francës, Claire Rossi dhe stafin e saj.


Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zhvilloi një bashkëbisedim me drejtoren e Universitetit të Teknologjisë së Compiegne (UTC) të Francës, Claire Rossi dhe stafin e saj.

Ky takim do t’i hapë rrugë një projekti ambicioz, siç është hapja e Kampusit të këtij universiteti prestigjioz pranë Universitetit Politeknik të Tiranës.

Manastirliu tha se “pas bashkëpunimit të suksesshëm disavjeçar mes UTC dhe UPT të programit “Master i përbashkët në shkenca kompjuterike dhe elektronike”, projekti i ri për hapjen e programeve “Bachelor” të UTC në Tiranë, do të zgjerojë ofertën akademike universitare për të rinjtë tanë në fushën e inxhinierisë kompjuterike, elektronikës dhe magatronikës, do të nxisë zhvillimin në fushën e kërkimit shkencor dhe inovacionit dhe teknologjisë si edhe do të rrisë interesin e studentëve të huaj për të studiuar në vendin tonë”.

“UTC është një prej Universiteteve më të njohura, i shquar për ekselencën akademike të kërkimit dhe inovacionit në fushën e inxhinierisë kompjuterike dhe teknologjisë”, tha Manastirliu. (ATSH)

Festat e Nëntorit, flamuri shqiptar ngrihet në Nju Jork

Të pranishëm në ceremoni ishte ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati dhe kryetari i Bashkisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Festat e Nëntorit, flamuri shqiptar ngrihet në Nju Jork

Të pranishëm në ceremoni ishte ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati dhe kryetari i Bashkisë…