Masakra e Srebrenicës, Hasani: Kurrë nuk e harrojmë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani përkujtoi sot masakrën e Srebrenicës, e cila shënoi një nga kapitujt më të errët të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani përkujtoi sot masakrën e Srebrenicës, e cila shënoi një nga kapitujt më të errët të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.
Në një postim në rrjetet sociale, Hasani tha se “asnjëherë nuk e harrojmë masakrën e Srebrenicës, gjithmonë do ta kujtojmë”.
Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë më tepër se 8 mijë burra e djem myslimanë në enklavën lindore boshnjake të Srebrenicës.
Rreth 15 mijë burra dhe djem arritën të shpëtojnë, duke u fshehur në pyll, por shumë të tjerë mbetën të vrarë nga forcat ushtarake serbe.
Parlamenti Evropian e ka shpallur 11 korrikun datë të përkujtimit të masakrës më mizore që ka njohur Evropa pas Luftës II Botërore.