Konferenca për Ligjin e Vullnetarizmit, Muzhaqi: Prioritet për zhvillimin e shoqërisë civile

Kjo konferencë u organizua në bashkëpunim me Lëvizjen Europiane në Shqipëri, Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Partnerët Shqipëri, dhe me mbështetjen e UNICEF dhe World Vision Albania.


Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi organizoi konferencën mbi rishikimin e Ligjit “Për Vullnetarizmin”. Në Konventën Kombëtare për Integrimin Evropian dhe Ligjin “Për Vullnetarizmin” aktorët kryesorë të fushës së vullnetarizmit vijuan me praktikën e bashkëhartimit të propozimeve për ndryshime ligjore me shoqërinë civile.

Ministrja Muzhaqi u shpreh: “Kjo konferencë është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një legjislacioni më të mirë për vullnetarizmin, duke e bërë atë më të përshtatshëm dhe të qasshëm për të rinjtë dhe shoqërinë civile. Ne jemi të përkushtuar për të siguruar që ligjet tona të jenë në përputhje me standardet evropiane dhe të mbështesin zhvillimin e një mjedisi mundësues për vullnetarizmin në Shqipëri.”

Gjatë konferencës u dakordësuan pikat e përbashkëta që do të rekomandohen për ndryshimin e projektligjit të vullnetarizmit, në përputhje me rekomandimet e Këshillit të Evropës dhe kërkesat e shoqërisë civile.

Në panelin hyrës, ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, së bashku me zv.ministren e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani, drejtorin ekzekutiv të Lëvizjes Europiane në Shqipëri, Gledis Gjipali, dhe menaxheren e Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile, Arjola Agolli, ndanë eksperiencat më të mira lidhur me vullnetarizmin. Pas panelit hyrës, u zhvilluan diskutime të hapura me shoqërinë civile dhe të rinjtë, ku u adresuan sfidat dhe mundësitë për përmirësimin e legjislacionit ekzistues.

Kjo konferencë u organizua në bashkëpunim me Lëvizjen Europiane në Shqipëri, Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Partnerët Shqipëri, dhe me mbështetjen e UNICEF dhe World Vision Albania kontribues në rishikimin e ligjit “Për Vullnetarizmin”. (ATSH)

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.