Rama ndan momente nga darka shtetërore e Biden për nder të udhëheqësve të NATO-s
Kryeministri Edi Rama mori pjesë mbrëmjen e djeshme në darkën shtetërore të Presidentit të SHBA-së Joe Biden dhe Zonjës së Parë Jill Biden, për nder të udhëheqësve të NATO-s.
Kryeministri Edi Rama mori pjesë mbrëmjen e djeshme në darkën shtetërore të Presidentit të SHBA-së Joe Biden dhe Zonjës së Parë Jill Biden, për nder të udhëheqësve të NATO-s.
Rama ndau në rrjetet sociale momente nga fotoja nga darka shtetërore në Shtëpinë e Bardhë, ku shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Linda.
Kryeministri Rama ndodhet në Uashington, SHBA, në samitin treditor të NATO-s, nga 9-11 korrik në kuadër të 75-vjetorit të NATO-s.
Ky samit synon të projektojë forcën dhe të mbështesë Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër pushtimit rus.
E themeluar në Uashington në vitin 1949 nga SHBA dhe 11 vende të tjera në fillimin e Luftës së Ftohtë për të penguar zgjerimin e Bashkimit Sovjetik komunist, NATO është rritur në 32 anëtarë me hyrjen e fundit të Suedisë dhe Finlandës.