SHBA e angazhuar për të mbështetur reformën në drejtësi dhe demokracinë në Shqipëri

Delegacioni i nivelit të lartë të sistemit të drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mbyllur vizitën pesëditore në Shqipëri.


Delegacioni i nivelit të lartë të sistemit të drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mbyllur vizitën pesëditore në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA në Tiranë njofton se delegacioni gjatë qendrimit në Tiranë, zhvilloi takime me drejtues të SPAK, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Këshillit të Lartë të Gjyqësorë, ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja etj. Sipas njoftimit vizita konfirmon angazhimin e fortë të Shteteve të Bashkuara të Ameriktës për të mbështetur reformën në drejtësi dhe demokracinë në Shqipëri.

Sipas njoftimit, delegacioni i nivelit të lartë, i përbërë nga gjyqtarë dhe një prokuror nga Shtetet e Bashkuara, përfundoi sot vizitën në Tiranë.

“Gjatë pesë ditëve në vend, ata u takuan me përfaqësues nga institucionet kryesore të drejtësisë, përfshirë nga SPAK-u, Gjykatat e Posaçme, Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Gjykata e Lartë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, nga ministri, si dhe nga Shkolla e Magjistraturës”, njofton Ambasada e SHBA në Tiranë.

“Në Këndin Amerikan në Tiranë, gjyqtarët u angazhuan në një shkëmbim idesh me studentë të drejtësisë dhe juristë të rinj, duke prekur tema që përfshijnë ruajtjen e integritetit, zhvillimin e karrierës, sigurimin e transparencës dhe balancimin e përgjegjësive vetjake dhe profesionale. Vizita përforcon angazhimin e fortë të Shteteve të Bashkuara për të mbështetur reformën në drejtësi dhe demokracinë në Shqipëri”, përfundon njoftimi.

ATSH

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…