Gonxhja pret përfaqësues të FMN-së, diskutime për Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me përfaqësues të FMN-së, Anke Weber shefe e misionit, dhe Sebastian Sosa, përfaqësues rajonal për Ballkanin Perëndimor

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me përfaqësues të FMN-së, Anke Weber shefe e misionit, dhe Sebastian Sosa, përfaqësues rajonal për Ballkanin Perëndimor, për të diskutuar sfidat e zhvillimit në Shqipëri dhe politikat prioritare.

Në fokus të diskutimeve ishin mungesa e fuqisë punëtore dhe politikat për të adresuar faktorët strukturorë si plakja e popullsisë dhe migrimi, zhvillimi i kapitalit njerëzor përmes VET dhe trajnimit në punë, inovacioni dhe politikat për të nxitur kërkesën për punë në sektorë me vlerë të lartë të shtuar, strategjia e inovacionit dhe zhvillimet në SME.

Në takim u diskutua edhe për Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe angazhimin e qeverisë shqiptare për agjendën e reformave, veçanërisht për mirëadministrimin e ndërmarrjeve shtetërore.

Ekipi drejtues i MEKI ndau ecurinë e politikave proaktive në proces dhe përkushtimin për të krijuar një ekonomi të fortë e të qëndrueshme, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e partnerët ndërkombëtarë si FMN-ja, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

🤝Një takim i rëndësishëm sot së bashku me përfaqësues të FMN-së, Znj. Anke Weber shefe e misionit, dhe Z. Sebastian…

Posted by Blendi Gonxhja on Thursday, July 11, 2024

Hoxha: Mekanizmi Kombëtar i Referimit, efikas për mbrojtjen e viktimave të trafikimit

Sot në Ditën Evropiane Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, mori pjesë në aktivitetin e organizuar…

Global 360

Tajani: Qendrat në Shqipëri kundër emigracionit të paligjshëm u morën si shembull edhe nga BE

Anija italiane ”Libra”, me 16 migrantë në bord, zbarkoi sot në portin e Shëngjinit duke regjistruar grupin e parë të…

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hoxha: Mekanizmi Kombëtar i Referimit, efikas për mbrojtjen e viktimave të trafikimit

Sot në Ditën Evropiane Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, mori pjesë në aktivitetin e organizuar…