Delegacioni i nivelit të lartë të sistemit të drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mbyllur vizitën pesëditore në Shqipëri.
Në një postim në rrjetet sociale, Hasani ka ndarë foto nga takimi me Blinken. Ai e falenderoi sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për samitin historik të NATO-s në Uashington DC, në 75-vjetorin e Aleancës
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë samitit të Aleancës së Altantikut të Veriut (NATO) u takua me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Në një postim në rrjetet sociale, Hasani ka ndarë foto nga takimi me Blinken. Ai e falenderoi sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për samitin historik të NATO-s në Uashington DC, në 75-vjetorin e Aleancës.
“Ky takim i rëndësishëm rikonfirmoi angazhimin tonë për unitetin transatlantik në përballjen me sfidat globale”, nënvizon Hasani. (ATSH)