Turistë nga Gjermania e Anglia të mahnitur nga Thethi: I mrekullueshëm, duhet vizituar patjetër
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, të shtunën, në një postim në rrjetet sociale, ndau pamje nga Thethi, një destiancion turistikë malor, me peisazhe të merkullueshme.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, të shtunën, në një postim në rrjetet sociale, ndau pamje nga Thethi, një destiancion turistikë malor, me peisazhe të merkullueshme.
Kumbaro theskon se Thethi, i vendosur në zemër të Alpeve, ofron një gamë të gjerë aktivitesh për turistët e huaj dhe vendas.
“I nxehti i këtij korriku kalohet në det, por edhe në mal. Thethi në zemër të Parkut Kombëtar të Alpeve, po vizitohet çdo ditë nga turistë të vendeve të ndryshme të Europës, eksploratorë për herë të parë si edhe pushues që rikthehen sërish për t’u bërë promovuesit më të besueshëm të peizazheve magjepsëse malore, bujtinave të këndshme, aktiviteteve të aventurës dhe përtëritjes shpirtërore që malet tona falin”, shkruan Kumbaro në postimin e saj.
Kumbaro në videon e publikuar prej saj, ka sjell edhe dëshmi të turistëve të cilët po shijojnë freskinë dhe bukurinë e Thethit.
“Unë jam një turiste nga Gjrmania. Kjo është hera e dytë që jam në Shqipëri. Është e mrekullueshme. Pamja është e bukur. Njerëzit janë shumë të sjellshëm dhe ne e duam shumë këtë vend”, tha vajza nga Gjermania.
“Unë jam nga Londra. Është fantastike, e dashurojë ecjen nga Valbona në Theth. Ne sot vizituam syrin e kaltër, ishte i mahnitshëm dhe kjo shtëpi ku po qëndrojmë është fantastike”, u shpreh turisti nga Anglia.
Britaniku gjithashtu thekson se do ti rekomandonte miqve të tij të vizitonin Shqipërinë dhe Thethin. “Do ja u rekomandoja të gjithëve të vinin këtu”, tha ai.
“Është hera e parë që vijmë në Shqipëri. Ne kemi nisur nga Tirana udhën tonë. Më pas shkuam në Gjirokastër, Dhërmi dhe tashmë kemi ardhur këtu. Është fantastike. Thethi është kaq i këndshëm. Do t’ja u rekomandoja të gjithëve”, tha një tjetër turiste.
“Ne jemi një çift nga Gjermania. Është e hera e dytë që jemi këtu. Ishim para dy viteve. Ne kemi gjetur shumë informacione në blog në Internet mbi Thethin. Ka pamje të mrekullueshme, që ja vlen ta vizitosh. Njerëzit janë shumë miqësor dhe mikpritës. Shtëpitë janë të mira dhe të pastra. Është përfekt. Njerëzit duhet të vinë këtu”, tha zotëria nga Gjermania.
Një sipërmarrëse e zonës dëshmon rritjen e numrit të vizitorëve, ndërsa thekson se priten edhe më shumë investime në zonë.
“Thethi është një mrekulli. Rruga është fantastike. Kemi marrë dhe certifikatat e pronësisë, jemi shumë të lumtur. Presim më shumë investime, me synim që njerëzit që vijnë, apo që rikthehen, pasi ka shumë që vijnë më shumë se njëherë, ritkhehen pra, që të jenë sa më të kënaqur me shërbimet që marrin”, u shpreh sipërmarrësja.
(Marrë nga ATSH)
I nxehti i këtij korriku kalohet në det, por edhe në mal 😄🏔️
📍Thethi në zemër të Parkut Kombëtar të Alpeve 🇦🇱 po vizitohet çdo ditë nga turistë të vendeve të ndryshme të Europës, eksploratorë për herë të parë si edhe pushues që rikthehen sërish për t'u bërë promovuesit më të besueshëm të peizazheve magjepsëse malore, bujtinave të këndshme, aktiviteteve të aventurës 🏞️🏕️🧗♂️ dhe përtëritjes shpirtërore që malet tona falin 🌲🗻
#AlbaniaAllSenses #VisitAlbania #Theth #BeautifulAlbania
Posted by Mirela Kumbaro Furxhi on Saturday, July 13, 2024