Koçiu: Praktika e dyfishtë nga mjekët në spitalin e Shkodrës, konsulta jashtë orarit për qytetarët

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me stafin mjekësor dhe drejtues të spitalit rajonal të Shkodrës.


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ishte të shtunën në Shkodër ku u takua me stafin mjekësor dhe drejtues të spitalit rajonal të Shkodrës.

Ministrja Koçiu në një postim në rrjetet sociale deklaron se pas Spitalit Memorial Fier, edhe në spitalin e Shkodrës ka nisur prej disa javësh zbatimi i praktikës së dyfishtë nga mjekët të cilët do të ofrojnë konsulta për qytetarët jashtë orarit zyrtar për disa shërbime shëndetësore.

“Në këtë spital janë deri tani 15 mjekë të cilët kanë nisur implementimin e praktikës së dyfishtë në mbështetje të autonomisë spitalore në kuadër të së cilës prej Janarit 2024 në Spitalin Rajonal Shkodër janë shtuar shërbime të reja shëndetësore si: Konsultat onkokirurgjikale; Shërbimi i Hemodinamikës 24 orë; Krijimi i Bordit të Tumoreve”, shkruan Koçiu.

Ministrja e Shëndetësisë, Koçiu thekson se “autonomia spitalore, modeli i menaxhimit europian në strukturat tona spitalore do të ofrojë standarde më të larta shërbimesh për qytetarët, shërbim shëndetësor pranë vendbanimit si dhe kushte e paga më të mira për mjekët”. (ATSH)

“Brirët”, Republika surreale e barinjve të Babzilandit

Romani “Brirët”, i autorit Marash Mirashi, sjell diçka krejt të veçantë te lexuesi.

Global 360

Presidentja Osmani uron Trumpin: Mezi pres të punoj me administratën e re

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Brirët”, Republika surreale e barinjve të Babzilandit

Romani “Brirët”, i autorit Marash Mirashi, sjell diçka krejt të veçantë te lexuesi.