Nxitja e zhvillimit të lartë dhe e modernizimit të vendit përmes thellimit të reformave

Partia Komuniste e Kinës do të mbledhë seancën e tretë plenare të Komitetit të saj të 20-të Qendror në 15 Korrik në Pekin.


Nga Prof. Dr. Petraq Milo

Partia Komuniste e Kinës do të mbledhë seancën e tretë plenare të Komitetit të saj të 20-të Qendror në 15 Korrik në Pekin. Komiteti Qendror mblidhet afërsisht një herë në vit, me dy seancat e para plenare që zakonisht i kushtohen ndryshimeve të lidershipit dhe personelit. Ndërsa historikisht në seancën e tretë, punimet e pleniumeve fokusohen në agjendën ekonomike. Seanca plenare e tretë konsiderohet gjerësisht si një nga ngjarjet më të rëndësishme në agjendën politike të Kinës, agjendë e cila përqendrohet zakonisht në aspekte të ndryshme të reformës në vend. Seanca e tretë plenare e Komitetit Qendror të 11-të në vitin 1978 do të shënonte një ngjarje epokale për nisjen e reformave të rëndësishme ekonomike, hapjen e vendit dhe fillimin e modernizimit socialist. Në këtë seancë u projektua arritja e ritmeve të larta të ekonomisë të Kinës dhe ngritja e shpejtë e vendit në skenën globale. Sesioni i tretë plenar i Komitetit Qendror të 18-të, të mbajtur në vitin 2013 ishte gjithashtu i një rëndësie po aq të rëndësishme, pasi shënoi fillimin e një faze të re në reformën dhe hapjen e Kinës, duke u fokusuar jo vetëm në rritje të lartë ekonomike, por dhe zhvillimin me cilësi të lartë të vendit.


Një fabrikë e prodhimit të makinës, qytet Jinhua, provincë Zhejiang, 2 korrik 2024/Foto:VCG

Në takimin përgatitor është prezantuar një draft për diskutim, i cili do të prezantohet në seancën plenare. Drafti ka analizuar plotësisht situatat dhe problemet e reja në avancimin e zhvillimin ekonomik me cilësi të lartë, modernizimin e vendit dhe thellimin e mëtejshëm të reformave. Ai do të shërbejë si një dokument programor për të arritur objektivin e reformës ekonomike, e cila do të jetë përfundimi i ndërtimit deri në vitin 2035 të një ekonomie tregu socialiste me standarde të larta. Duke pasur parasysh rolin gjithnjë e më të rëndësishëm që Kina luan në skenën globale, ky program do të tërheqë gjithashtu vëmendjen e shumë vendeve dhe investitorëve ne nivel botëror. Përpjekjet e Kinës për të thelluar më tej reformat dhe për të zgjeruar hapjen e vendit në një nivel më të lartë, do të krijojnë mundësi më të mëdha për investitorët e huaj. Kjo hapje do të jetë një shtysë e nevojshme dhe e mëtejshme për ekonominë botërore.


Më 27 qershor të vitit 2024, lidhja e transportit Shenzhen-Zhongshan/Xinhua

Reforma e mëtejshme e cila do të jetë gjithëpërfshirëse, do të udhëhiqet nga reforma e sistemit ekonomik, nga avancimi i barazisë sociale dhe drejtësisë si dhe përmirësimi i mirëqenies së njerëzve, dhe këto do të jenë pikënisja dhe synimi i saj përfundimtar. Reforma ekonomike do të fokusohet në adresimin e çështjeve institucionale dhe të tjera, për të promovuar zhvillimin me cilësi të lartë si një prioritet kryesor për politikbërjen ekonomike të Kinës. Në takim u theksua se qëllimi kryesor i thellimit të mëtejshëm të reformës gjithëpërfshirëse është vazhdimi i përmirësimit dhe zhvillimit të sistemit socialist me karakteristika kineze. Gjithashtu, e një rëndësie të madhe është theksuar nevoja për modernizimin e sistemit dhe rritjes së kapacitetit të vendit për qeverisje. Deri në vitin 2035, do të synohet ndërtimi i një ekonomie tregu socialiste me standarde të larta, përfundimin në tërësi të sistemit socialist me karakteristika kineze, përmirësimin e kapacitetit të vendit për qeverisje si dhe arritjen e modernizimit të vendit.

Më 15 prill të vitit 2024, Ekspozitave të Kantonit të 135-të/Xinhua

Në fokus të reformës ekonomike do të jetë programi i nevojës për një rritje më cilësore të ekonomisë së vendit, rritjen e kërkesës agregate për konsum, stabilizimi dhe rritja e tregut të pasurive të paluajtshme, etj. Drejtuesit e Kinës po venë theksin për orientimin në disa nga tezat kryesore të zhvillimit të vendit si “thellimi i reformës gjithëpërfshirëse”, “zhvillimin e orientuar nga njerëzit” dhe çlirimin e “forcave të reja prodhuese cilësore”. Prioritetet e pritshme do të jenë: (i) inovacioni dhe zhvillimi i teknologjisë, thellimi i reformave fiskale dhe tatimore, reforma për të adresuar pabarazitë midis zonave urbane dhe rurale, zhvillimi i gjelbër, balancimi midis liberalizimit të mëtejshëm të tregtisë dhe zgjerimit të kërkesës së brendshme, etj.

Udhëheqësit e vendit konsiderojnë si një nevojë urgjente angazhimin për liberalizimin e tregut, me synimin e rritjes së kontributit të sektorit privat në ekonominë e vendit. Për nxitjen e zhvillimit dhe rritjes së ekonomisë private drejtuesit do të synojnë të ndërtojnë një sektor privat “më të madh, më të mirë dhe më të fortë”. Sektori privat ka evoluar dhe është një komponent themelor në sistemit ekonomik të Kinës, duke luajtur një rol jetik në nxitjen e rritjes ekonomike të qëndrueshme. Megjithëse sektori privat njihet si një forcë e fuqishme që drejton modernizimin kinez dhe një gur themeli i domosdoshëm për zhvillim me cilësi të lartë, ndërmarrjet private ende përballen me sfida. Në këtë sfond, është e domosdoshme të rritet besimi në sektorin privat dhe të promovohet zhvillimi dhe rritja e tij e vazhdueshme.

Fuqizimi i sektorit privat do të mundësojë një impuls të ri për zhvillimin ekonomik të vendit. Sektori privat prodhon më shumë se 60% të prodhimit të brendshëm bruto të Kinës dhe përbën më shumë se 80% të vendeve të punës urbane[1]. Në fillim të mandatit të parë të Sekretarit të Përgjithshëm Xi Jinping, Pleniumi i tretë i vitit 2013, bëri thirrje për një shtytje të mëtejshme drejt liberalizimit të tregut, duke deklaruar se forcat e tregut duhet të luajnë rolin vendimtar në shpërndarjen e burimeve. Ky synim u mbështet nga thirrjet për korporatizimin e ndërmarrjeve shtetërore, zhvillimin e sektorit privat, çmimin e bazuar në parimet e tregut dhe hapjen e industrisë së shërbimeve financiare si për investitorët vendas private, ashtu edhe për investitorët e huaj.Top of Form


Zona e provës e tregtisë së lirë në Shangai/Foto:VCG

Iniciativa e fundit që është ndërmarrë, tregon që Kina po shikon nevojën për të forcuar sektorin privat. Qëllimi i përgjithshëm është tek optimizimi i mjedisit i biznesit për sektorin privat, forcimit të sundimin e ligjit për të mbrojtur interesat legjitime të ndërmarrjeve private dhe sipërmarrësve dhe krijimi i kushteve të drejta dhe të barabarta të tregut konkurrues për sektorin privat. Për të arritur këtë, masat kryesore do të duhet të përfshijnë: (i) eliminimin e barrierave të hyrjes në treg, (ii) sigurimin e konkurrencës së ndershme, (ii) përmirësimi i politikave financiare, (iv) përshpejtimi i pagesave të detyrimeve ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, (v) mbrojtjen e të drejtave pronësore të ndërmarrjeve private dhe sipërmarrësve, (vi) mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, (vii) përmirësimin e qeverisjes së korporatave, (viii) inkurajimin e ndërmarrjeve private për t’u angazhuar në kërkim dhe zhvillim, (ix) kultivimi i një mjedisi pozitiv mediatik që respekton sipërmarrjen private, etj.

Në fillim të vitit 2024 është filluar puna për hartimin e një ligji për Promovimin e Ekonomisë Private që do të mundësojë trajtimin e barabartë të bizneseve private, shtetërore dhe të huaja, duke mbrojtur të drejtat pronësore të sipërmarrësve privatë. Agjencia kryesore e planifikimit ekonomik, Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës, në shtator krijoi një departament të ri që synon zgjidhjen e problemeve të sektorit privat. Ligji do të fokusohet në “shqetësimet thelbësore” të kompanive private, duke përfshirë mbrojtjen e të drejtave të tyre pronësore, garantimin e interesave të sipërmarrësve dhe administrimin e detyrimeve të pagesave të prapambetura për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Sipas Sean Stein, kryetar i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Kinë : “forcimi i mbrojtjes ligjore për biznesin privat dhe reformat e tjera të diskutuara në takimin paraprak mund të ndihmojnë në rritjen e ekonomisë dhe promovimin e besimit të sektorit privat,”. Mbrojtja ligjore synon të sigurojë zbatimin e qëndrueshëm të politikave, të motivojë bizneset duke siguruar që kompanitë shtetërore dhe private të trajtohen në mënyrë të barabartë.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…