Balluku takim me kreun e kompanisë hidrokarbure ENI

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku priti sot në një takim drejtorin ekzekutiv të kompanisë hidrokarbure ENI, Claudio Descalzi.


Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku priti sot në një takim drejtorin ekzekutiv të kompanisë hidrokarbure ENI, Claudio Descalzi, me të cilin diskutuam mbi ecurinë e operacioneve hidrokarbure në Shqipëri, si dhe bashkëpunimin e mundshëm në të ardhmen.

Zëvendëskryeministrja informoi se kreu i kompanisë ENI u prit edhe nga kryeministri Edi Rama, të cilin e informuan mbi aktivitetet e kërkimit të ENI në bllokun Dumrea.

“Diskutuam për mundësi të reja bashkëpunimi në fusha që lidhen me tranzicionin energjetik, siç është dhe prodhimi i lëndëve bujqësore për rafinim biologjik, në tokat e pashfrytëzueshme. Përherë të hapur për të bashkëpunuar me kompani ekselence të rangut botëror sikurse ENI”, u shpreh Balluku në një postim në rrjetet sociale.

Qeveria shqiptare ka nënshkruar me kompaninë italiane ENI në 2019-ën një marrëveshje për shpimin e puseve kërkimore për naftë në një sipërfaqe prej 587 km2 në rajonin e Dumresë, afërsisht 40 km në jug të kryeqytetit Tiranë.

(ATSH)

Përplasja e deputetëve të opozitës me policinë, Hoxha: Efektivët nuk ishin të armatosur

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës se efektivë të Policisë ishin të armatosur gjatë përplasjeve…

Global 360

Tajani: Qendrat në Shqipëri kundër emigracionit të paligjshëm u morën si shembull edhe nga BE

Anija italiane ”Libra”, me 16 migrantë në bord, zbarkoi sot në portin e Shëngjinit duke regjistruar grupin e parë të…

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Përplasja e deputetëve të opozitës me policinë, Hoxha: Efektivët nuk ishin të armatosur

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës se efektivë të Policisë ishin të armatosur gjatë përplasjeve…