Kina do të thellojë reformën dhe hapjen në epokë të re

Sekretari i Përgjithshëm Xi Jinping do të udhëheqë 1.4 miliard kinezë që të zhvillojnë së bashku reformat në epokën e re për të shkruar një kapitull të ri më emocionues.


Në dhjetor 2012, Xi Jinping-u, atëherë i sapozgjedhur sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, zgjodhi Guangdong-un, një vijë e parë e reformës dhe hapjes së Kinës, si destinacionin e turneut të tij të parë të inspektimit.

Gjatë këtij udhëtimi ai dha një urdhër për të gjithë Partinë dhe vendin:

“Vendimi për të nisur reformën dhe hapjen ishte i drejtë. Ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë të duhur,” tha ai. “Duhet të qëndrojmë të palëkundur në rrugën e begatisë së vendit dhe të popullit”.

Për më shumë se një dekadë, presidenti Xi ka planifikuar vazhdimisht drejtimin e përgjithshëm të reformave dhe ka promovuar zbatimin e tyre.

2024-a shënon një tjetër vit të rëndësishëm për thellimin e reformave në epokën e re. Presidenti kinez Xi Jinping do ta udhëheqë vendin me 1.4 miliardë banorë për të shkruar një kapitull të ri të reformës në epokën e re.

Linku i shkarkimit të videos:

“Reforma dhe hapja është një lëvizje kyçe që përcakton fatin e Kinës bashkëkohore.”

“Ne duhet të vazhdojmë të thellojmë reformat në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe nuk do të ketë kthim prapa. Trimat fitojnë në momentin kritik të reformës.”

Në dekadën e kaluar, Xi Jinping ka udhëhequr thellimin e gjithanshëm të reformës me frymë misioni politik dhe ka krijuar një situatë të re në kauzën e socializmit me karakteristika kineze.

Për më shumë se 10 vjet, Xi ka udhëtuar mijëra kilometra në mbarë Kinën, nga qytetet në fshatra, nga punëtoritë në fusha, duke kërkuar këshilla nga njerëzit dhe duke eksploruar çelësin për zgjidhjen e problemeve. Ai ka kryesuar personalisht mbi 70 mbledhje të Grupit Qendror Drejtues për Thellimin e Reformës dhe të Komisionit Qendror për Thellimin Gjithëpërfshirës të Reformës. Ai ka punuar personalisht në çdo fushë dhe ka shqyrtuar e rishikuar me kujdes çdo projektplan të reformës.

Thellimi i gjithanshëm i punës së reformës ka ecur përpara me vendosmëri, reforma e sistemit ekonomik është në lëvizje të plotë, reforma e sistemit politik vazhdon të thellohet, reforma e sistemit kulturor po aktivizohet, reforma e sistemit të qytetërimit ekologjik është e vrullshme dhe reforma e mbrojtjes kombëtare e ushtarake është duke u kryer në përmasa të mëdha.

“Kërkimi i lumturisë për popullin kinez dhe i përtëritjes për kombin kinez është aspirata dhe misioni origjinal i komunistëve kinezë, si edhe aspirata dhe misioni origjinal i reformës dhe hapjes në rrugëtimin e ri”. Sekretari i Përgjithshëm Xi Jinping do të udhëheqë 1.4 miliard kinezë që të zhvillojnë së bashku reformat në epokën e re për të shkruar një kapitull të ri më emocionues.

Linku i shkarkimit të videos:

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Përplasja e deputetëve të opozitës me policinë, Hoxha: Efektivët nuk ishin të armatosur

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës se efektivë të Policisë ishin të armatosur gjatë përplasjeve…

Global 360

Tajani: Qendrat në Shqipëri kundër emigracionit të paligjshëm u morën si shembull edhe nga BE

Anija italiane ”Libra”, me 16 migrantë në bord, zbarkoi sot në portin e Shëngjinit duke regjistruar grupin e parë të…

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Përplasja e deputetëve të opozitës me policinë, Hoxha: Efektivët nuk ishin të armatosur

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës se efektivë të Policisë ishin të armatosur gjatë përplasjeve…