Zona e Lirë Ekonomike, TEDA Tirana, Veliaj: Po krijojmë një hapësirë me 5 mijë vende pune

TEDA Tirana, Zona e parë e Lirë Ekonomike në Shqipëri, po merr formën e saj përfundimtare.


TEDA Tirana, Zona e parë e Lirë Ekonomike në Shqipëri, po merr formën e saj përfundimtare.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet për rrugën e re që të shpie atje dhe vuri në dukje se, pas vendosjes së linjës energjetike dhe kanalizimeve në zonë, do të jetë koha për të nisur një fushatë marketingu për të thithur sa më shumë biznese.

Veliaj shtoi se kjo sipërmarrje e çon qeverisjen vendore të qytetit në një tjetër nivel ku bashkia nuk ndërton vetëm shkolla, kopshte dhe çerdhe, por mendon edhe për punët e të ardhmes.

“Dua të falenderoj kolegët që kanë bërë vërtet një punë mbresëlënëse. Sapo të kemi sistemuar akset kryesore, duke sjellë edhe energjinë dhe kanalizimet, do të jemi gati të fillojmë një mega-fushatë marketingu për zonën ekonomike. Këtu ndodhemi në zonën mes Kasharit, Vaqarrit dhe autostradës Tiranë-Durrës, që do të thotë se ata që do të përfitojnë më shumë janë qytetarët e lagjes “Rilindja” [ish Astiri], lagjet e Kombinatit dhe lagjet e Kasharit dhe Vorës. Kjo është zona më e madhe industriale-ekonomike në Shqipëri, e menaxhuar nga një ent publik, si Bashkia e Tiranës, që e çon nivelin e qeverisjes vendore në një dimension tjetër. Më përpara bashkia shihej vetëm për punët e komunales, por tani jemi futur si një faktor ekonomik sepse besoj se qyteti i mirë nuk është vetëm ai që rregullon, mbjell pemë, ndërton çerdhe, kopshte e shkolla, por është edhe qyteti që mendon ku do të punojnë njerëzit”, u shpreh Veliaj.

Ai u ndal te punët që do të ofrojë Zona e Lirë Ekonomike dhe ftoi bizneset të bëhen pjesë e kësaj sipërmarrje.

“Këtu bëhet fjalë për punët digjitale, data center, ose për punë automotive. Ne ndoshta nuk do prodhojmë makina të shtrenjtë, por pjesë të caktuara për to mund të prodhohen këtu, me punë që paguajnë rroga shumë më të mira se punët e tekstilit ose të këpucëve. Po targetojmë këto lloj biznesesh, ndaj nëse jeni pjesë e kësaj kategorie, ose nëse njihni biznese nga Japonia deri në Amerikë, që duan të transferohen këtu, do të përfitojnë disa incentiva. Incentiva e parë është pa TVSH. Kjo do të thotë se doganën do ta kemi këtu, zyrën e tatimeve dhe taksave po ashtu. Tjetra është që, 120% e investimit është e deduktuar, për efekt të investimit dhe për të incentivuar këtë zonë. E njëjta gjë vlen për shpenzimet që ka trajtimi, për sigurimet shoqërore, dhe ka kategori të ndryshme, në varësi të biznesit dhe të numrit të punonjësve që merr ai biznes, 2-3 vite të këtyre incentivave, për të filluar me një këmbë të mbarë dhe për të qenë aty për të ndihmuar bizneset që të hedhin rrënjë në Tiranë dhe të planifikojmë këtu një hapësirë të jashtëzakonshme punësimi”, deklaroi ai.

Sipas kryebashkiakut, gjatë verës do të nisë faza e dytë e punimeve, ku do të ndahen parcelat për secilin prej bizneseve. “Ne parashikojmë se në këtë stabiliment të madh do të punësohen 5 mijë banorë të zonës dhe të tjerë. Ky është vërtet një kampus i jashtëzakonshëm. Tani do të nisim fazën e dytë për konturimin e parcelave për secilin prej bizneseve”, përfundoi ai.

Lexo më shumë nga

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.