Propozohen ndryshimet në orarin e punës së administratës

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni ka propozuar ndryshime në orarin e punës së administratës.


Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni ka propozuar ndryshime në orarin e punës së administratës.

Në një njoftim për mediet thuhet se, Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin ka propozuar një ndryshim në VKM nr. 568, datë 6.10.2021 “Për miratimin e rregullave për kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit, orët shtesë dhe kompensimin e tyre në institucionet e administratës shtetërore, institucionet e pavarura dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore”, që prezanton për herë të parë në administratën publike konceptin e orarit ditor fleksibël.

Fleksibiliteti në orarin e punës ka qenë një kërkesë kryesore e shprehur nga punonjësit e administratës, me qëllim krijimin e një mjedisi pune më mbështetës për të gjithë.

Projektvendimi propozon që brenda kohëzgjatjes ditore të punës, të punësuarit të kenë mundësinë të zgjedhin oraret kur do të kryejnë orët e plota të ditës së punës, duke caktuar një fashë orare kur të gjithë nëpunësit duhet të jenë në punë.

Specifikisht, në kuadër të këtij projektvendimi propozohet që në institucionet e administratës shtetërore:

Kohëzgjatja ditore e orëve të punës të jetë 8 orë e 30 minuta nga e hëna deri të enjten dhe 6 orë ditën e premte.

Orari ditor i punës të jetë fleksibël, me kushtin që të plotësohen orët e plota (pra 8.5 orë dhe 6 orë).

Fasha e detyrueshme orare kur të gjithë nëpunësit duhet të jenë në vendet e tyre të punës, të jetë çdo ditë nga ora 9:30 deri në 15:30, ndërsa ditën e premte nga ora 9:30 deri në 13:00.

MAPA bën të ditur se, kjo iniciativë vjen si përgjigje për të përmirësuar fleksibilitetin dhe efikasitetin në administratën publike, duke reflektuar nevojat e punonjësve për një orar më të përshtatshëm dhe një balancim më të mirë të jetës dhe punës.

Ky ndryshim nuk është i lidhur me temperaturat e larta të ditëve të fundit, sikurse është publikuar në disa portale, por me injektimin në mënyrë të qëndrueshme të fleksibilitetit në punë, thekson MAPA.

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…