Rama: Sulm i organizuar me profile false për të dëmtuar turizmin shqiptar

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, sot ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, sot ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar.

Në fjalën e tij gjatë një takimi me kryetarët e bashkive për përshpejtimin dhe monitorimin e procesit të legalizimit, si prioritet i qeverisjes qendrore dhe asaj lokale, Rama u shpreh se, “është shumë e rëndësishëm që sot të jeni të gjithë të vetëdijshëm që sot ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar”.

“Kam folur me kryetarët e bashkive bregdetare, të gjithë janë të habitur dhe të skandalizuar nga shumë video, lajme dhe komente të rreme, të manipuluara, të bëra me qëllim që duan të thonë që këtu s’ka ardhur njeri”.

Natyrisht që faktet janë në teren dhe nuk është ky preokupimi kryesor që të merremi me ata që janë pjesë e këtij sulmi të organizuar që vjen nga disa anë”, tha Rama.

“Fakti është që sistemet tona të sigurisë kanë ndezur dritën e kuqe për këtë, të sigurisë kibernetike. Shumë profile false që përdoren për këtë sulm. Por kjo është njëra anë e medaljes që vlen për diçka tjetër. Vlen për të kuptuar, që ajo që vjet ishte një çelje e lules së turizmit shqiptar në sytë e botës edhe me sfida të reja. Sfida që janë gjithmonë e më komplekse që kanë të bëjnë me të gjithë elementët”, theksoi Rama.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.