Sejko: Ekonomia u rrit 3.4 % në 2023-shin

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko prezantoi sot në Kuvend, raportin e vitit 2023 të institucionit që ai drejton.


Banka e Shqipërisë parashikon një rritje të mëtejshme të ekonomisë gjatë viteve të ardhshme, e mbështetur nga rritja e konsumit, e investimeve, eksporteve, punësimit dhe pagave, si dhe stabilizim të inflacionit pranë objektivit prej 3 %.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko prezantoi sot në Kuvend, raportin e vitit 2023 të institucionit që ai drejton, ku theksoi se “ekonomia shqiptare ka shfaqur një shkallë të admirueshme rezistence përballë sfidave madhore të viteve të fundit dhe pati një nga normat më të larta të rritjes ekonomike dhe normën më të ulët të inflacionit ndër vendet e rajonit”.

Sejko tha se, “rritja ekonomike u mbështet nga zgjerimi i konsumit familjar, i investimeve private, i eksportit të shërbimeve të turizmit, politika fiskale në kah konsolidues, zgjerimi i kredisë bankare, inflacioni në rënie dhe rritja e shpejtë të të ardhurave nga turizmi”.

Duke iu referuar statistikave zyrtare, Sejko bëri të ditur se, “ekonomia u rrit me 3.4% gjatë vitit të shkuar, punësimi u rrit me 2.2%, ndërsa norma e papunësisë zbriti në minimumin e ri historik prej 10.7% në fund të vitit”.

Sipas tij,”niveli mesatar i pagave në sektorin privat u rrit 13% ndërsa inflacioni shënoi një rënie graduale, nga niveli 7.4% në fillim të vitit 2023 në nivelin 4% në fund të tij, dhe në nivelin 2.7% në tremujorin e parë të vitit 2024”.

Sejko tha se, viti 2023 shënoi përmirësime edhe në ekuilibrat e brendshëm e të jashtëm të ekonomisë.

“Deficiti i llogarisë korente zbriti në nivelin 0.9% të PBB-së gjatë vitit 2023, duke shënuar një minimum historik të periudhës posttranzicion. Borxhi i huaj zbriti poshtë nivelit 50% të PBB-së, ndërsa investimet e huaja direkte regjistruan një rekord historik prej 1.5 miliardë eurosh. Eksportet u rritën me 1.7 miliardë euro dhe niveli i rezervave valutore të Bankës së Shqipërisë regjistroi një rekord historik prej 5.8 miliardë eurosh, – u shpreh Guvernatori, teksa theksoi se, – sistemi bankar ka vijuar përmirësimin e treguesve të kapitalizimit dhe të cilësisë së portofolit të kredive, me treguesin e kredive me probleme në nivelin 4.8%.”

Sipas tij, këto trende pozitive i mundësojnë sektorit bankar të furnizojë ekonominë me eficiencë dhe në vazhdimësi me fonde financiare dhe instrumente pagesash e kursimesh.

Ndër të tjera gjatë fjalës së tij Guvernatori Sejko nënvizoi se, sektori financiar shqiptar shënoi dy arritje të rëndësishme gjatë vitit të shkuar: Daljen e Shqipërisë nga lista gri e FATF-së dhe paraqitja e kërkesën zyrtare të BSH-së, pranë Autoritetit Bankar Evropian (EBA) për marrjen e statusit të ekuivalencës, që ndikon në rritjen e kreditimit nga bankat europiane që operojnë në Shqipëri.

Sejko tha se, paralelisht me këto zhvillime, inflacioni shënoi një rënie graduale, por të vazhdueshme gjatë vitit 2023.

“Ai zbriti nga niveli 7.4% në fillim të vitit 2023 në nivelin 4% në fund të tij, dhe në nivelin 2.7% në tremujorin e parë të vitit 2024. Kjo ecuri u ndikua nga rënia e inflacionit në tregjet e huaja, nga mbiçmimi i kursit të këmbimit dhe nga normalizimi i qëndrimit të politikës sonë monetare. Rënia e inflacionit u përqendrua fillimisht tek çmimet e ushqimeve dhe të naftës, por ajo u zgjerua më tej edhe tek komponentët e tjerë të shportës”, shtoi ai.

(ATSH)

Hafize Leskoviku dhe Adriana Thanasi së bashku në një iso!

Autori Niko Mihali meriton një falenderim të madh për këtë dhuratë te çmuar që na pruri.

Global 360

Tajani: Qendrat në Shqipëri kundër emigracionit të paligjshëm u morën si shembull edhe nga BE

Anija italiane ”Libra”, me 16 migrantë në bord, zbarkoi sot në portin e Shëngjinit duke regjistruar grupin e parë të…

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hafize Leskoviku dhe Adriana Thanasi së bashku në një iso!

Autori Niko Mihali meriton një falenderim të madh për këtë dhuratë te çmuar që na pruri.