Kina e sotme dhe e së ardhmes: prosperitet, hapje dhe gjithëpërfshirje

Kina synon dhe garanton që e sotmja dhe e ardhmja e saj lidhen fort dhe në mënyrë të sigurt me hapjen dhe gjithëpërfshirjen, drejt rrugës së prosperitetit të qëndrueshëm dhe zhvillimit të gjithanshëm.

default

Nga Dr. Enriko Ceko

Kina synon dhe garanton që e sotmja dhe e ardhmja e saj lidhen fort dhe në mënyrë të sigurt me hapjen dhe gjithëpërfshirjen, drejt rrugës së prosperitetit të qëndrueshëm dhe zhvillimit të gjithanshëm.


Xi Jinping, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së në plenum(Foto:Xinhua)

Kjo çështje u shtjellua edhe më tej në punimet e Plenumit të Tretë të Komitetit të 20-të Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, që u mbajt nga e hëna në të enjte, 15 – 18 Korrik 2024.

Në aspektin retrospektiv, Kina ka ecur nëpër një rrugë të mbushur me arritje dhe suksese. Në fund të viteve “70, Kina ndërmori rrugën e reformave dhe të hapjes, sipas vendimeve të Plenumit të Tretë të Komitetit të 11-të Qendror të vitit 1978 dhe prej asaj kohe e deri më sot, populli i Kinës nuk është tërhequr nga rruga e nisur, pasi qartësia e mendimit politik dhe synimet ekonomike e sociale përgjatë tërë kësaj periudhe më shumë se 40 vjeçare, të përcaktuara nga ana e PKK, kanë qenë largpamëse dhe në përputhje me interesat e qytetarëve, fshatarëve dhe komunitetit të bizneseve të vogla dhe të mëdha të vendit.

Adaptimi i Reformave dhe Hapjes erdhi në kohën më të përshtatshme dhe tashmë rezultatet e arritura shërbejnë edhe si mbështetje dhe piketa drejt së ardhmes.

Si rezultat, Kina e sotme është i vetmi vend në botë që e ka të tërë nomenklaturën e llojeve të industrive sipas listës së përvaktuar nga OKB-ja. Ajo është në krye të proceseve të krijueshmërisë, inovacionit, standardeve, digjitalizimit, objektivave të mijëvjeçarit për zhvillimin e qëndrueshëm, etj. Për vite e vite me radhë rritja ekonomike e Kinës ka qenë e qëndrueshme dhe gjithmonë mbi 5% dhe kjo rritje ekonomike ka qenë përcaktuese edhe për rritjen ekonomike në shkallë globale. Kina është partneri kryesor në biznes, eksport dhe import i fuqive më të mëdha ekonomike botërore, përfshirë Bashkimin Evropian, Britaninë e Madhe, Japoninë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, etj.

Kina është një faktor shumë i rëndësishëm ndërkombëtar me fuqi të madhe balancuese dhe përcaktuese kur vjen fjala për aspektet dhe çështjet e sigurisë globale, iniciativave globale dhe zgjidhjes së konflikteve kudo në glob.


Foto:VCG

Nën udhëheqjen e lidershipit të ri, Kina tashmë është në krye edhe të proceseve gjithëpërfshirëse që inkuadrojnë ekonominë e gjelbër, balancimin e emetimit të dioksidit të karbonit, energjinë e pastër, investimet e gjigande infrastrukturore për zhvillim ndërkombëtar (projektet e Një Brez dhe Një Rrugë), etj.

Në këtë tubim politik, që është më i rëndësishmi në periudhën midis dy kongreseve, Xi Jinping, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK, mbajti një fjalim të rëndësishëm, në lidhje me punën e Byrosë Politike. Komiteti Qendror i PKK, pasi shqyrtoi, e miratoi miratoi njëzëri Rezolutën e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës për Reformën e Thellimit të Mëtejshëm, Gjithëpërfshirjen dhe Avancimin e Modernizimin kinez.

Duke cituar rezolutën e Komitetit Qendror të PKK, miratuar në këtë plenum, në lidhje me thellimin e mëtejshëm të reformës në mënyrë gjithëpërfshirëse, për të çuar përpara modernizimin e Kinës, duket qartë se “objektivat e përgjithshme të thellimit të mëtejshëm të reformës në mënyrë gjithëpërfshirëse janë vazhdimi i përmirësimit dhe zhvillimit të sistemit të socializmit me karakteristika kineze dhe modernizimi i sistemit dhe kapacitetit të Kinës për qeverisje”.

Duke shfrytëzuar këto kapacitete, sipas fjalës së Xi Jinping: “deri në vitin 2035, Kina do ketë përfunduar ndërtimin e një ekonomie tregu socialiste, me standarde të larta në të gjitha aspektet, do të ketë përmirësuar më tej sistemin e socializmit me karakteristika kineze, do ketë modernizuar sistemin dhe kapacitetin për qeverisje dhe në thelb do ketë realizuar modernizimin socialist” dhe më tej ai vazhdoi: “E gjithë kjo do të vendosë një themel të fortë për ndërtimin e Kinës në një vend të madh modern socialist në të gjitha aspektet nga mesi i këtij shekulli”.


Foto:VCG


Pamje nga plenumi (Foto:Xinhua)

Sipas komunikatës lëshuar me këtë rast, “Kina synon ndërtimin e një ekonomie ku roli i tregut duhet të përdoret më mirë, duke kompletuar mjedisin makropërfshirës e vendim marrës dhe nxitur orientimin e mjedisit mikrodinamik, për të arritur perfeksionin e realizimit të produkteve, shërbimeve dhe të të ardhurave, shpërndarjen dhe rishpërndarjen e drejtë të tyre, në mënyrë sa më efikase dhe produktive, duke hequr kufizimet në treg, paralelisht me aplikimin efektiv të rregullatorëve të tregut, duke siguruar ruajtjen më të mirë të rendit në treg e duke korrigjuar dhe eliminuar riskun e dështimit te tregjeve”.

Për të arritur, mirëmbajtur dhe promovuar zhvillimin me cilësi të lartë, kërkohet thellimi i reformës strukturore nga ana e ofertës, përmirësimi i mekanizmave nxitës dhe eliminimi i kufizimeve në treg, paralelisht me përmirësimin e institucionet dhe mekanizmave për nxitjen e forcave të reja prodhuese cilësore në përputhje me kushtet lokale, për promovimin e integrimit të plotë midis ekonomisë reale dhe ekonomisë digjitale, për zhvillimin e sektorit të shërbimeve, për modernizimin e infrastrukturës dhe për rritjen e qëndrueshmërisë dhe sigurisë së zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit.

E gjithë kjo do realizohet paralelisht me thellimin e reformës gjithëpërfshirëse në arsim, reformën strukturore shkencore dhe teknologjike dhe reformat institucionale për zhvillimin e talenteve, me synim zgjerimin e krijueshmërisë dhe inovacionit si dhe me reformimin e mëtejshëm dhe të koordinuar në sektorët fiskalë, tatimorë, financiarë dhe sektorë të tjerë kryesorë, si pjesë e orientimit të politikave makro dhe të sistemit kombëtar të planifikimit strategjik, duke vënë në punë mekanizmat e koordinimit të politikave për përmirësim të vazhdueshëm.

Promovimi i shkëmbimeve të dyanshme të faktorëve të prodhimit midis qyteteve dhe fshatrave, për të ngushtuar pabarazitë midis tyre dhe mbështetja e nxitja e prosperitetit dhe zhvillimit të përbashkët urban dhe rural mbeten prioritet politik, paralelisht me thellimin e Reformës mbi Tokën.


Foto: VCG

Në kuadër të iniciativës “Një Brez, Një Rrugë”, zgjerimi i qëndrueshëm i hapjes institucionale, do të thellojë reformën strukturore të tregtisë së jashtme, do të reformojë më tej sistemet e menaxhimit për investimet e brendshme dhe të jashtme, do të përmirësojë planifikimin për hapjen rajonale dhe do të përsosë mekanizmat për bashkëpunim cilësor me vendet e tjera.

Zhvillimi kulturor, diversiteti dhe tradita në këtë sektor mbeten prioritet, njësoj si edhe politikat e punësimit, sigurimeve shoqërore, zhvillimet dhe modernizimi në sistemin arsimor dhe shëndetësor dhe atë të shërbimeve të tjera, si dhe për mbrojtjen e mjedisit, për të përmirësuar sistemet dhe mekanizmat për duke zbatuar parimin se “ujërat e kthjellët dhe malet e harlisur janë pasuri të paçmueshme”.

Në Plenum u vu në dukje se “modernizimi kinez është modernizimi i zhvillimit paqësor. Kina mbetet e vendosur për të ndjekur një politikë të jashtme të pavarur të paqes dhe është e përkushtuar për të promovuar një komunitet njerëzor me një të ardhme të përbashkët, duke siguruar që të merren masa për parandalimin dhe zbutjen e rreziqeve në pasuritë e paluajtshme, borxhin e pushtetit vendor, institucionet financiare të vogla dhe të mesme dhe fusha të tjera kyçe”.

Për të mbrojtur vendin dhe për të garantuar sigurinë kombëtare, Plenumi e vuri theksin në përmirësimin e institucioneve dhe të mekanizmave me anë të vendosjes në krye të lidershipit absolut të Partisë mbi forcat e armatosura popullore dhe zbatimin e plotë të strategjisë së forcimit të ushtrisë nëpërmjet reformës, si një garanci e fortë për modernizimin e mbrojtjes kombëtare dhe të forcave të armatosura, kjo edhe në kuadër të 100 vjetorit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore (2027).

Në Plenum u theksua njëzëri se: “shoku Xi Jinping ka një rol thelbësor dhe me rëndësi vendimtare pasi mendimi i tij mbi socializmin me karakteristika kineze për një epokë të re është ajo ç’ka Kinës i duhet”.


Foto: VCG

Sipas Xi Jinping, synim mbetet zhvillimi i demokracisë popullore, “duke qëndruar me vendosmëri në rrugën e përparimit politik socialist me karakteristikat kineze, duke mbështetur dhe përmirësuar sistemin politik, që përbën edhe themelin e arritjeve dhe sukseseve të popullit kinez”, dhe për këtë, edhe në kuadër të shtetit të së drejtës, “duhet të sigurohet zbatimi i plotë i Kushtetutës dhe mbështetja për autoritetin e saj, për të koordinuar reformat për promovimin e legjislacionit të shëndoshë, zbatimin e ligjit, administrimin e drejtësisë dhe respektimin e ligjit, si dhe përmirësimin e mekanizmave për të siguruar që të gjithë janë të barabartë para ligjit”.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…