King-Smith: Krenar për investimet në veriun e Shqipërisë, këtë vit priten gjysmë milion turistë britanikë

Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith vlerësoi sot investimet në veriun e Shqipërisë.


Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith vlerësoi sot investimet në veriun e Shqipërisë, ndërsa u shpreh se “gjasat janë që këtë vit të vijnë gati gjysmë milioni turistë britanikë, që është më shumë se dyfish krahasuar me vjet”.

Gjatë një interviste televizive, King-Smith u shpreh se ajo që Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria kanë arritur të bëjnë është realisht me shumë rëndësi.

“Vizita e Kryeministrit Rama në mars të vitit 2023 ishte pikë reale ndryshimi dhe Komunikata e Përbashkët nuk përcakton vetëm punën që bëjmë për emigracionin, përmes Taskforcës për Emigracionin dhe përmes përpjekjeve tona me agjencitë ligjzbatuese. Por ka të bëjë edhe me investimet në veri. Ka të bëjë me arsimin, me kulturën, edhe me partneritetin në fushën e mbrojtjes, partneritetin në fushën e drejtësisë. Tani ka potencial edhe në fushën e biznesit, apo edhe në turizëm. Gjasat janë që këtë vit të vijnë gati gjysmë milioni turistë britanikë, që është më shumë se dyfish krahasuar me vjet. Kjo do të jetë pjesë e rëndësishme e partneritetit tonë, së bashku me shqiptarët që shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar për të dhënë kontributin e tyre të rëndësishëm atje”, theksoi ai.

Ambasadori u shpreh se marrëveshja për emigrantët e paligjshëm dhe bashkëpunimi i mirë mes dy vendeve ka sjellë edhe një ulje të numrit të emigrantëve.

“Komunikata e Përbashkët që kanë nënshkruar dy qeveritë dhe mënyra se si kemi përcaktuar kuadrin e marrëdhënieve tona, janë shumë të rëndësishme. Kemi arritur të përkthejmë një partneritet në miqësi të vërtetë, dhe mendoj që kjo miqësi tanimë po lulëzon. Tani shohim se ky bashkëpunim po rritet në mënyra praktike dhe po sjell rezultate reale”, theksoi ai.

King-Smith u shpreh se një prej gjërave për të cilat është më shumë krenar, është se gjatë tre viteve të fundit arritëm të përqendrohemi në veriun e Shqipërisë duke investuar për vendin dhe për të rinjtë.

“Kjo jo vetëm me fjalë, por duke ofruar aftësi praktike, mundësi punësimi, duke rritur bizneset dhe sipërmarrësit dhe duke parë se si të rinjtë kanë alternativa të ndryshme për të ardhmen. Për mua vizitat në veri dhe në mbarë vendin kanë qenë gjëja më plotësuese”, shtoi ai.

Ambasadori pranoi se shifrat e emigrantëve të paligjshëm kanë rënë me të vërtetë.

“Të gjithë ishim të shtangur me shifrën prej më shumë se 12.000 shqiptarë që udhëtuan në mënyrë të paligjshme në vitin 2022, por jemi realisht të lumtur që përpjekjet e përbashkëta të qeverisë britanike dhe asaj shqiptare dhe mënyra e tyre e bashkëpunimit, kanë transformuar situatën. Kështu, vjet numri u ul në më pak se 1000 vetë dhe këtë vit është më pak se 150 vetë. Duhet të vijojmë të mbajmë të njëjtin ritëm dhe të vazhdojmë këto përpjekje”, tha ai.

Ambasadori konfirmoi se edhe Qeveria e re e Mbretërisë së Bashkuar është e angazhuar të vijojë në të njëjtën linjë, sepse edhe Task Forca e Përbashkët për Migracionin është model realisht pozitiv. /abcnews.al/

Ambasada turke në Tiranë, pritje për Ditën e Republikës së Türkiyes

Dita e Republikës së Türkiyes shënohet më 29 tetor për të përkujtuar shpalljen e Republikës së Türkiyes në vitin 1923.

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ambasada turke në Tiranë, pritje për Ditën e Republikës së Türkiyes

Dita e Republikës së Türkiyes shënohet më 29 tetor për të përkujtuar shpalljen e Republikës së Türkiyes në vitin 1923.