Rama ndan pamje nga Përmeti sot, plot me turistë
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga qyteti i Përmetit, i cili është shndërruar në një destinacion mjaft të preferuar nga turistët e huaj.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga qyteti i Përmetit, i cili është shndërruar në një destinacion mjaft të preferuar nga turistët e huaj.
I vendosur në anën e majtë të rrjedhës së sipërme të Vjosës, qyteti shtrihet thuajse tërësisht nën kodrën e Bolëngës dhe rrëzë malit të Dhëmbelit. Përmeti ruan në territorin e tij destinacione të rëndësishme të ekoturizmit, turizmit të aventurës me biçikletë, hiking dhe atë lumor.
Në Përmet gjenden parqe të mëdha natyrorë, lugina me lëndina të bukura e shumë monumente natyrore, kulturore e pika turistike, të cilat vlejnë të vizitohen e të shikohen nga afër.
Një vend të veçantë zënë kishat, si ajo e Shën Kollit, Kisha e Shën Premtes, Kisha e Shën Mërisë në Bënjë, Kisha e Shën Mërisë në fshatin Kosinë, Kisha e Shën Mërisë në fshatin Leusë.
Ndërsa vendet më të preferuara që vizitohen nga turistët janë Ujërat Termale të Bënjës, Lumi Vjosa, Kisha e Shën Mërisë në Leusë, Teqeja e Baba Aliut Alipostivan, Bredhi i Hotovës, Ujëvara e Sopotit, Lagjja Historike Përmet, Kisha e Shën Mërisë Kosinë, etj.