Balla: Prioritet, vetëpastrimi i Policisë nga ata që e turpërojnë uniformën

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla reagoi sot për vendosjen para drejtësisë të pesë punonjësve të Policisë së Shtetit, të dyshuar për kryerjen e disa veprave penale.


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla reagoi sot për vendosjen para drejtësisë të pesë punonjësve të Policisë së Shtetit, të dyshuar për kryerjen e disa veprave penale.

Balla u shpreh se, përpjekja për vetëpastrimin e Policisë nga ata që e turpërojnë uniformën, mbetet një nga prioritetet e tij si Ministër i Brendshëm.

“E vura disa herë në dukje sot në komisionet parlamentare, ndërsa prezantova Projektligjin e ri “Për Policinë e Shtetit”, se policimi është një profesion fisnik që kërkon integritet, guxim dhe ndjenjë të thellë të detyrës”, theksoi Balla në reagim.

“Prandaj përpjekja për vetëpastrimin e Policisë nga ata që e turpërojnë uniformën, mbetet një nga prioritetet e mia si Ministër i Brendshëm”, nënvizoi ai.

“Fal punës së mirë hetimore të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, janë vënë para drejtësisë pesë punonjës të Policisë së Shtetit, të dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Falsifikim kompjuterik””, shtoi Balla.

(Marrë nga ATSH)

Gonxhja: Procedurat e prokurimeve publikohen online në kohë reale

Secili përdorues tani mund të informohet më thjesht mbi procedurat e organit qendror blerës, OBP.

Global 360

Presidentja Osmani uron Trumpin: Mezi pres të punoj me administratën e re

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Procedurat e prokurimeve publikohen online në kohë reale

Secili përdorues tani mund të informohet më thjesht mbi procedurat e organit qendror blerës, OBP.