Mazniku: I gjithë procesi i legalizimit përfundon në 2028-ën

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku deklaroi sot se procesi i legalizimit të objekteve të ndryshme do të përfundojë totalisht deri në vitin 2028.


Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku deklaroi sot se procesi i legalizimit të objekteve të ndryshme do të përfundojë totalisht deri në vitin 2028.

Në një intervistë në medie, Mazniku bëri të ditur se viti 2028 mbahet si pika fundore e realizimit të të gjithë procesit të legalizimit, ndërsa shpjegoi se në një pjesë të bashkive mund të mbarojë brenda 6 muajsh deri në 1 vit.

“Për bashkitë është shumë e rëndësishme që ky proces të mbarojë sa më shpejt dhe ne besojmë se futja e bashkive në këtë proces, ku ishte edhe një kërkesë e tyre në takimin e Shkodrës që u bë para disa muajsh me të gjithë qeverinë dhe të gjithë bashkitë do ta përshpejtojë shumë këtë. Ky proces sipas ligjit parashikohet që të mbarojë në vitin 2028 në mënyrë totale por ne mendojmë që një pjesë të madhe të bashkive mund të mbarojë në një periudhë shumë më të shkurtër se kaq, për 6 muaj apo 1 vit nga sot. Kemi bashki që punojnë pak më vonë në raport me volumin. Por duke e mbyllur këtë proces deri në 40 bashki kemi hequr një pjesë mund të themi që ky proces është ezauruar”, u shpreh Mazniku.

Ministri theksoi deri tani nuk ka asnjë bashki e cila ka qenë skeptike ndaj këtij procesi. Sipas tij, të gjitha kanë qenë të gatshme për të bashkëpunuar për këtë proces.

(Marrë nga ATSH)

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…