Balla në Himarë: Garantojmë paprekshmërinë e perimetrit të sigurisë në plazhe

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilloi inspektim në zonën bregdetare të Himarës, aty ku patrullojnë bashkë Policia e Shtetit dhe Policia Italiane, në funksion të garantimit për çdo ditë të sigurisë së pushuesve.


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilloi inspektim në zonën bregdetare të Himarës, aty ku patrullojnë bashkë Policia e Shtetit dhe Policia Italiane, në funksion të garantimit për çdo ditë të sigurisë së pushuesve.

“Me rëndësi ështё të respektojnë korridoret e përcaktuara dhe të qëndrojnë larg perimetrit të sigurisë”, udhëzoi ministri, gjatë bashkëbisedimit me punonjës të njësive policore nga dy vendet. Himara vizitohet gjatë verës nga një numër i lartë turistësh nga Italia.

Drejtuesi vendor i policisë shpjegoi se në këtë zonë kanë në përdorim 2 mjete lundruese, në Dhërmi e Himarë, për të ofruar ndihmë nëse do të jetë e nevojshme, por edhe për të patrulluar vijën bregdetare, e bashkë me to, njësia detare ka edhe 7 jet ski në përdorim.

Përgjatë vijës bregdetare të Himarës ka plazhe publike për pushtesit vendas e të huaj, ku çdokush mund të vendosë çadrën e tij, por dhe plazhe private.

Ministri u kërkoi patrullave policore të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme në lokalet e natës, për të mbajtur nën monitorim nivelin e zhurmave dhe muzikës.

“Do të fillojmë të matim zhurmat, dhe përtej normës së lejuar, nuk do të ketë tolerime”, tha Balla.

“Brirët”, Republika surreale e barinjve të Babzilandit

Romani “Brirët”, i autorit Marash Mirashi, sjell diçka krejt të veçantë te lexuesi.

Global 360

Presidentja Osmani uron Trumpin: Mezi pres të punoj me administratën e re

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Brirët”, Republika surreale e barinjve të Babzilandit

Romani “Brirët”, i autorit Marash Mirashi, sjell diçka krejt të veçantë te lexuesi.