Kumbaro: Rikonstruksion i plotë i godinës së Pallatit të Sportit në Përmet
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, inspektoi së bashku me kryetaren e bashkisë së Përmetit, Alma Hoxha, punimet për rikonstruksionin e plotë të godinës së Pallatit të Sportit të qytetit.

Kumbaro u shpreh se ka nisur puna që nga aspektet funksionale, deri tek ato estetike dhe do të jetë një premtim tjetër i mbajtur për qytetin dhe të rinjtë, të cilët përmes programit sportiv në shkolla kanë rigjallëruar ekipet e moshave.
“Pas pallatit të sportit të Gjirokastrës, ai i Përmetit po i nënshtrohet një transformimi total në infrastrukturë dhe koncept për t’i siguruar një hapësirë dinjitoze, jo vetëm “trëndafilave të Përmetit”, vajzave të basketbollit, që janë krenaria e qytetit, por të gjithë fëmijëve e të rinjve përmetarë që merren me sport si dhe profesorëve të nderuar të tyre, nga legjenda Ethem Kaso që vazhdon t’i trajnojë ekipet me shumë pasion dhe energji të pashtershme”, theksoi Kumbaro. (ATSH)