Policia ndan ujë për qytetarët dhe turistët në Durrës, Rama: Mirënjohje për kujdesin e treguar
Punonjësit e Policisë së Shtetit, përveç detyrave të tyre për të ruajtur rendin publik, iu kanë ardhur në ndihmë edhe turistëve të shumtë që po vizitojnë vendin tonë në këto ditë të nxehta vere.
Punonjësit e Policisë së Shtetit, përveç detyrave të tyre për të ruajtur rendin publik, iu kanë ardhur në ndihmë edhe turistëve të shumtë që po vizitojnë vendin tonë në këto ditë të nxehta vere.
Kryeministri Edi Rama shprehu sot mirënjohje ndaj punonjësve të Policisë për kujdesin e treguar, duke u ofruar ujë të freskët qytetarëve dhe turistëve në Durrës.
“Mirënjohje për punonjësit e Policisë për kujdesin e treguar duke u ofruar ujë të freskët qytetarëve dhe turistëve në Durrës”, shkroi Rama.
Turistët e huaj u shprehën të befasuar nga nisma e Policisë së Shtetit, ndërsa vlerësuan gatishmërinë e efektivëve të policisë për t’u ardhur në ndihmë.
#Respekt👮🏼👮🏻♀️
🌡️☀️Mirënjohje për punonjësit e Policisë për kujdesin e treguar duke u ofruar ujë të freskët qytetarëve dhe turistëve në Durrës🙏
#KrenarpërShqipërinë❤️🦅
#VetëmPërpara➡️🇪🇺
#SHQIPËRIA2030🇦🇱Posted by Edi Rama on Monday, July 22, 2024