Balla: Zyra e IdentiTek në Himarë e hapur çdo ditë
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte në zyrat e “Identitek” ku u njoh nga afër me masat e marra për lehtësimin e procesit
Çdo qytetar që aplikon për letërnjoftim në bashkinë e Himarës, ku ka zgjedhje të pjesshme në datën 4 gusht, para datës 1 gusht do të mund të tërheqë letërnjoftimin e ri deri në 3 gusht, pra nuk do të presin 2 javë.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte në zyrat e “Identitek” ku u njoh nga afër me masat e marra për lehtësimin e procesit për të gjithë shtetasit pasi tashmë shërbimet ofrohen edhe ditëve të shtuna, ndërsa për rastet e përshpejtuara, aplikimi mund të bëhet në të gjithë vendin, pavarësisht vendbanimit.
Këto ndryshime kanë për qëllim t’ua lehtësojnë procedurën shtetasve që punojnë e jetojnë jashtë vendit dhe janë kthyer në atdhe për pushime.
Ministri Balla vlerësoi angazhimin e kompanisë IdentiTek dhe stafit në këto ditë të nxehta vere, pasi ky ritëm pune do të vijojë edhe përgjatë 3 javëve të para të muajit gusht.
Për bashkëatdhetarët që kthehen për pushime, IdentiTek do të shërbejë edhe të shtunave për tre javët e para të gushtit. Aplikimi me kupon të përshpejtuar ku është rivonim dokumenti mund të bëhet në çdo zyrë në të gjithë vendin. Pra nëse gjendjen civile p.sh. e ke në Shkodër, por ndërkohë po kalon pushimet në Vlorë, mund ta bësh pasaportën direkt aty ku ndodhesh. Kjo nuk vlen vetëm për shtetasit që pajisen për herë të parë me dokument. (ATSH)
🇦🇱 IdentiTek 📍 Himarë do të jetë e hapur çdo ditë edhe të shtunën dhe të dielën 27-28 Korrik dhe të shtunën 3 Gusht. Çdo aplikim për letërnjoftim që do të bëhet në Himarë para datës 1 gusht, do të mund të tërheqë letërnjoftimin e ri deri më 3 gusht. Nuk do të presë 2 javë por do të pajiset me letërnjoftim para 4 gushtit, mjafton të aplikojë.
🛜 Për bashkëatdhetarët që kthehen për pushime, Identitek do të shërbejë edhe të shtunave për tre javët e para të gushtit.
🛜 Aplikimi me kupon të përshpejtuar mund të bëhet në çdo zyrë në të gjithë vendin. Pra nëse gjëndjen civile të themi e ke në Shkodër, por ndërkohë po kalon pushimet në Vlorë, mund ta bësh pasaportën direkt aty ku ndodhesh. Kjo nuk vlen vetëm për shtetasit që pajisen për herë të parë me dokument.Posted by Taulant Balla on Monday, July 22, 2024