Gonzato: 14 site të trashëgimisë kulturore të rinovuara në Shqipëri, punimet vijojnë në 9 të tjera

Bashkimi Evropian, përmes programit “EU4 Culture” ka rinovuar tashmë 14 site të trashëgimisë kulturore, ndërkohë që punimet po vijojnë në 9 site të tjera në Shqipëri.


Bashkimi Evropian, përmes programit “EU4 Culture” ka rinovuar tashmë 14 site të trashëgimisë kulturore, ndërkohë që punimet po vijojnë në 9 site të tjera në Shqipëri.

Ambasadori i bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato deklaroi sot në ceremoninë e inaugurimit të punimeve restauruese të Muzeut Etnografik në Krujë, se, “sot është vërtetë një ditë shumë e rëndësishme, një gur i rëndësishëm kilometrik në programin e BE-së për kulturën, një program të cilin e lançuam pas tërmetit 2019 dhe qëllimi ishte të mbështesnim trashëgiminë kulturore të Shqipërisë dhe të promovonim zhvillimin vendor të ekonomisë, sepse të dyja ecin krah për krah me njëra-tjetrën”.

“Ky program është një nga programet më të mëdha dhe ambicioze të trashëgimisë kulturore që të ketë financuar ndonjëherë BE në Ballkanin Perëndimor, duke treguar kështu solidaritetin e BE në shembullin e vetë më të mirë dhe duke dëshmuar kështu për marrëdhëniet kaq të mira që kemi ne BE-ja dhe Shqipëria”, tha Gonzato.

“Ne tashmë kemi rinovuar 14 site të trashëgimisë kulturore, ndërkohë që punimet po vijojnë në 9 site të tjera në Shqipëri”, theksoi ai.

“Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për rinovimin e ndërtesave, por edhe të festojmë së bashku larminë e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë. Ky muze është një shembull i mrekullueshëm i kësaj pasurie historike të Shqipërisë”, tha ai. (ATSH)

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…