Strategjia e re Kundër Korrupsionit, Pirdeni: Aleancë me biznesin për promovimin e integritetit

Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsinin, Adea Pirdeni bashkërisht me Ministrin e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj kanë zhvilluar një takim konsultativ përfaqësues të bizneseve dhe Dhomave të Tregtisë për të diskutuar Strategjinë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030.


Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsinin, Adea Pirdeni bashkërisht me Ministrin e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj kanë zhvilluar një takim konsultativ përfaqësues të bizneseve dhe Dhomave të Tregtisë për të diskutuar Strategjinë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030.

Përfshirja e sektorit privat në luftën kundër korrupsionit merr rëndësi të specifike në një ekonomi tregu të lirë, biznesi privat është motori i zhvillimit, kështu që sigurimi i klimës së duhur të biznesit është thelbësor në zhvillimin e tregut.

Duke njohur rëndësinë e prezencës së sektorit privat në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike që ndikojnë edhe në parimet e një qeverisjeje demokratike, bashkëpunimi mes këtyre sektorëve, publik dhe privat, do të mundësonte një qasje më efektive në drejtim të parandalimit të korrupsionit.

Në fjalën e saj, Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni u shpreh se strategjia e re ka në fokus të shtuar për herë të parë parandalimin e korrupsionit në sektorët privatë me risk të lartë korrupsioni.

“Një sërë çështjesh vijnë si risi në këtë strategji, qëllimi është thellimi në luftën kundër korrupsionit me një fokus shumë më të qartë në sektorët vulnerabël ndaj korrupsionit. Një nga risitë që doja ta theksoja në mënyrë të veçantë është se strategjia promovon për herë të parë elementë të integritetit në sektorin privat.

Në këtë strategji, promovimi i integritetit në sektorit privat është thelbësor në drejtim të promovimit të sjelljeve refuzuese ndaj korrupsionit”, u shpreh ministrja Pirdeni.

Promovimi i integritetit në sektorin privat do të bëhet në bashkëpunim me dhomat e tregtisë, të cilat kanë marrëdhënie të ngushta dhe direkte me biznese e kompani private, me qëllim identifikimin e sfidave dhe pengesave përkatëse për integritetin në këtë sektor dhe mënyrat për t’i kapërcyer ato. Për këtë qëllim, në mënyrë periodike do të organizohen aktivitete të përbashkëta për rritjen e ndërgjegjësimit mbi sfidat dhe pengesat në lidhje me sektorin privat.

Gjithashtu, planifikohet të hartohet Kodi i Etikës dhe Planit të Integritetit në bashkëpunim të ngushtë me dhomat e tregtisë dhe kompanitë e mëdha që i kanë tashmë të ngritura dhe në funksionim mekanizmat e integritetit.

Diskutimet e hapura për Strategjinë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030 do të vijojnë të zhvillohen gjatë kësaj jave me përfaqësues të medias, shoqërisë civile dhe akademikë. Gjithashtu, do të zhvillohen diskutime me përfaqësues të institucioneve të vetëqeverisjes vendore.

(Marrë nga ATSH)

“ALBAadpt”, Kumbaro: 35 mln euro për modernizimin e infrastrukturës dhe zbutjen e rreziqeve klimatike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në takimin e organizuar për fillimin e ALBdapt

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“ALBAadpt”, Kumbaro: 35 mln euro për modernizimin e infrastrukturës dhe zbutjen e rreziqeve klimatike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në takimin e organizuar për fillimin e ALBdapt