11 parti politike regjistrohen për zgjedhjet e pjesshme në Himarë

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë mbahen pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit


11 parti politike do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme në Himarë më 4 gusht.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar sot partitë politike që do të marrin pjesë në këto zgjedhje.

Mes partive të regjistruara është edhe Partia Demokratike, nën drejtimin e Sali Berishës pas vendimit të Gjykatës së Apelit.

“Dokumentacioni i paraqitur nga të gjitha partitë është i rregullt për të marrë pjesë në zgjedhjet e Himarës, miratojmë regjistrimin e tyre. Miratojmë regjistrimin e Partisë Demokratike (PD) me drejtues Komitetin Nismëtar të përfaqësuar nga Sali Berisha”, tha Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Në zgjedhjet e pjesshme në Himarë në garë janë dy kandidatë Vangjel Tavo i PS dhe Petro Gjikuria i koalicionit opozitar.

24 korriku është edhe afati i fundit i regjistrimi të koalicioneve në zgjedhjet e Himarës, ndërsa më 27 korrik do të nis dhe fushata elektorale e dy kandidatëve, të cilët do të kenë në dispozicion vetëm 1 javë kohë.

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë mbahen pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit, i cili u dënua me dy vite burg për blerje votash. Ai u arrestua pak para zgjedhjeve, ndërsa nga ajo kohë Himara është drejtuar nga disa kryetarë të komanduar.

Në përfundim të shqyrtimit, Komisioneri vendosi të regjistrojë si subjekte zgjedhore:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS);
Partia Republikane (PR);
Partia Demokristiane (PDK);
Fryma Re Demokratike (FRD);
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ);
Partia e Lirisë (PL);
Partia Balli Kombëtar (PBK);
Partia Demokratike (PD);
Partia Agrare Ambjentaliste (PAA);
Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD);
Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar (PBD).

Lexo më shumë nga

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.