Bylykbashi: E drejta e votës për të gjithë shtetasit jashtë Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi propozoi sot që të drejtën për të votuar ta kenë të gjithë shtetasit që ndodhen jashtë Shqipërisë, pavarësisht nëse kanë apo jo një adresë të ligjshme në vendin ku ndodhen.


Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi propozoi sot që të drejtën për të votuar ta kenë të gjithë shtetasit që ndodhen jashtë Shqipërisë, pavarësisht nëse kanë apo jo një adresë të ligjshme në vendin ku ndodhen.

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, Bylykbashi u shpreh se “Kuvendi e humbi mundësinë për të bërë një reformë në lidhje me rekomandimet e OSB/ODIHR-it”.

“Një komision u zvarrit pa bërë asgjë. Përpjekjet për të bërë diçka ishin boshe. Nuk ka reformë zgjedhore, nuk u trajtuan shqetësimet kryesore në zgjedhje”, tha ai.

Ndërkohë Bylykbashi u ndal te votimi nga jashtë Shqipërisë.

“Jo thjesht vota e diasporës, por për të gjithë ata që për një arsye të rëndësishme dhe në një kohë të caktuar ndodhen jashtë Shqipërisë. Këta mund të jenë emigrantë të ligjshëm dhe të paligjshëm. Fakti që kanë një rezidencë apo edhe një vendqëndrim të panjohur nga shteti ku jetojnë, nuk duhet t’i privojë për të votuar. Kanë të drejtën për të votuar të gjithë”, theksoi ai.

Sipas tij, “të gjithë personave që për arsye pune jashtë territorit të Shqipërisë, u lind dhe atyre e drejta të votojnë në mënyrë të sigurtë”.

“Të njëjtën të drejtë kanë studentët dhe ushtarakët dhe ata që janë për kurime afatgjata. Votimi nga jashtë Shqipërisë që përfshin dhe diasporën. Ajo që propozojmë ne, në ndryshim nga viti 2020, është që këta shtetas regjistrohen pa detyrimin që të kenë një adresë të ligjshme atje. Regjistrimi të fillojë në mënyrë fillestare pas miratimit të këtij ligji për çdo shtetas të Shqipërisë, do të regjistrohen nëse kanë ndonjë regjistër diku tjetër. Nuk do të jenë vetëm 18 mijë personat e regjistruar deri më sot”, sqaroi Bylykbashi.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Procedurat e prokurimeve publikohen online në kohë reale

Secili përdorues tani mund të informohet më thjesht mbi procedurat e organit qendror blerës, OBP.

Global 360

Presidentja Osmani uron Trumpin: Mezi pres të punoj me administratën e re

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Procedurat e prokurimeve publikohen online në kohë reale

Secili përdorues tani mund të informohet më thjesht mbi procedurat e organit qendror blerës, OBP.