Sheshi fundor te “Bulevardi i Ri”, Veliaj: Firmoset marrëveshja për grantin 11 milionë euro me Fondin e Katarit

Bashkia e Tiranës dhe Fondi për Zhvillim i Katarit firmosën sot marrëveshjen për grantin 11 milionë euro, për realizimin e sheshit fundor te Bulevardi i Ri.


Bashkia e Tiranës dhe Fondi për Zhvillim i Katarit firmosën sot marrëveshjen për grantin 11 milionë euro, për realizimin e sheshit fundor te Bulevardi i Ri.

Marrëveshja u firmos nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe drejtori e Fondit për Zhvillim i Katarit, Sultan Ahmad Al Asseri. I pranishëm ishte edhe ambasadori i Katarit në Tiranë, Ali bin Hamad Al-Marri.

Kryebashkiaku Veliaj tha se sheshi “Katar”, i cili do të ndërtohet në fund të “Bulevardit të Ri”, do të jetë pajë për Tiranën e së nesërmes.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që finalizojmë një projekt të një natyre të veçantë për qytetin. Është një projekt, i cili do të mbetet këtu për shekuj me radhë. Me këtë donacion bujar, një grant prej 11 milionë eurosh, do të kemi mundësinë të bëjmë një punë cilësore, që do t’i ngelet Tiranës për qindra vite, ashtu siç edhe miqësia mes Shqipërisë dhe Katarit do të vazhdojë me qindra vite. U jam vërtet mirënjohës sepse ky është një nga grantet më të mëdha që ka marrë qyteti i Tiranës që prej themelimit”, tha Veliaj.

Ai shtoi se me ndërtimin e sheshit “Katar” do të shtohen edhe 200 vende parkimi dhe projekti shërben edhe si një lidhje organike me Kamzën.

“Sheshi “Katar”, ose sheshi fundor i Bulevardit të Ri, do të ketë 200 vende parkimi nëntokë; do të ketë edhe një seri lulishtesh, impiant të pastrimit të ujit të lumit, i cili do të filtrohet për ta kthyer sheshin në një hapësirë rikrijuese, çlodhëse, që do i shtojë vlerën e pronës. Ky shesh do të do të shërbejë edhe si një lidhjen organike me Kamzën”, tha Veliaj.

Lidhur me situatën e krijuar në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Veliaj tha se qëllimi i tij është të drejtojë qytetin dhe se bashkia fokusohet te puna dhe jo te zhurma.

“E di që në qytet ka debate, ato skenat në Këshillin Bashkiak nuk ndihmojnë, por qëllimi im është që të drejtoj qytetin. Unë s’mund të drejtoj jetën e secilit që ka humbur rrugën. Por, ambicia e kësaj bashkie është që të punojë për qytetin dhe të lërë një gjurmë në qytet. Ne nuk do fokusohemi fare te zhurma, do shohim përpara”, nënvizoi Veliaj.

Drejtori i Fondit për Zhvillim të Katarit, Sultan Ahmad Al Asseri, u shpreh se marrëveshja është një “gur themeli” i rëndësishëm në bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës. Sheshin “Katar” ai e vlerësoi si një testament, që jep impakt social-ekonomik për qytetarët e Tiranës.

“Kjo marrëveshje është “guri i themelit” më i rëndësishëm në bashkëpunimin mes Fondit për Zhvillim të Katarit dhe Bashkisë së Tiranës. Shteti i Katarit dhe Shqipëria kanë një marrëdhënie të forte, që është kultivuar në vitet e fundit dhe në kohëra të vështira. Sheshi “Katar” është një testament që ofron të gjithë impaktin social-ekonomik, që ne jemi të paduruar t’i ofrojmë për shqiptarët në vitet e ardhshme. Fondi i Katarit është gjithmonë në krahun tuaj, për popullin shqiptar, dhe jemi të prirur për ta zhvilluar bashkëpunimin mes shtetit të Katarit dhe Shqipërisë në vitet e ardhshme”, deklaroi ai.

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Fondin për Zhvillim të Katarit, ka realizuar edhe projekte të tjera, si rindërtimi i 4 godinave arsimore që u dëmtuan pas tërmetit, si shkollat “Lasgush Poradeci”, “Jeronim de Rada”, “Shkolla e Pezës”, shkolla “16 Shtatori” dhe Kopshti 42.

Balla takim me bashkatdhetarë në Firence: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE deri në vitin 2030

Balla u rikujtoi shqiptarëve në Firence se prej datës 11 janar do të nisë procesi i regjistrimit, sipas një modeli…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla takim me bashkatdhetarë në Firence: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE deri në vitin 2030

Balla u rikujtoi shqiptarëve në Firence se prej datës 11 janar do të nisë procesi i regjistrimit, sipas një modeli…