Rama ndan pamjen se si do të jetë sheshi fundor në Bulevardin e Ri
Sheshi “Katar”, ose sheshi fundor i Bulevardit të Ri, do të ketë 200 vende parkimi nëntokë.
Sheshi fundor në Bulevardin e Ri do të jetë një tjetër pol zhvillimi që do t’i shtohet kryqytetit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga projekti i ndërtimit të këtij sheshi, i cili do të shërbejë edhe si një lidhje organike me Kamzën.
Sheshi “Katar”, ose sheshi fundor i Bulevardit të Ri, do të ketë 200 vende parkimi nëntokë.
Po ashtu sheshi do të ketë edhe një seri lulishtesh, impiant të pastrimit të ujit të lumit, i cili do të filtrohet për ta kthyer sheshin në një hapësirë rikrijuese, çlodhëse, që do i shtojë vlerën e pronës.
Bashkia e Tiranës dhe Fondi për Zhvillim i Katarit firmosën sot marrëveshjen për grantin 11 milionë euro, për realizimin e sheshit fundor te Bulevardi i Ri.
(ATSH)