Sako: Bashkëpunim me bashki nga Franca për shkëmbim projektesh
Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako priti në një takim një ekip nga Sites & Cités Remarquables de France si dhe përfaqësues të Institutit për Bashkitë Shqiptare.
Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako priti në një takim një ekip nga Sites & Cités Remarquables de France si dhe përfaqësues të Institutit për Bashkitë Shqiptare.
Gjatë takimit Sako falënderoi për interesimin partnerët nga Franca dhe të Ambasadës franceze për të bashkëpunuar me bashkinë e Durrësit.
Në takim u ndanë ide interesante bashkëpunimi edhe me Rémy Privat, Atashe në Ambasadën Franceze në Tiranë.
Sako e njohu palën franceze me projektet për qytetin dhe diskutuan për tema dhe iniciativa të përbashkëta duke eksploruar rrugët e mundshme për bashkëpunim.
“Bashkia e Durrësit është e gatshme dhe mirëpret bashkëpunimin me bashki nga Franca për të shkëmbyer përvojat dhe praktikat më të mira”, tha Sako.