Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.kuve


Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Kundër votuan deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Dashnor Sula. Edhe këtë herë, Lulzim Basha nuk mori pjesë në votim, duke u larguar nga salla e Kuvendit.

Po ashtu, pjesë e ndryshimeve janë dhe hapja e listave zgjedhore. Sipas ligjit të parashikohet që lista të jetë në 2/3 e tyre të hapura dhe 1/3 të mbyllura. Kodi i ri Zgjedhor bën edhe një tjetër ndryshim. Pragu elektoral kombëtar do të jetë 1%. Kjo iu jep mundësi përfaqësimi partive të vogla, por mandati për to do të kalkulohet vetëm nëse në një qark të caktuar tejkalojnë shifrën e 7 mijë votave.

Në vijim u votua kundër tre amendamenteve ligjore të sjella nga deputeti Fatmir Mediu dhe Lulzim Basha, teksa u miratua amendamenti i sjell nga deputetja Etilda Gjonaj dhe 29 deputetë të tjerë mbi kuotat gjinore, ku parashikohet që 30% mandatave ti besohet zonjave në Kuvend.

Sipas ndryshimeve të votuara sot, në zgjedhjet e ardhshme për herë të parë do të jetë e mundur që emigrantët shqiptarë të shprehin vullnetin e tyre pa u detyruar që të jenë fizikisht në Shqipëri. Sipas vendimit, KQZ drejton, mbikëqyr dhe është përgjegjëse për procesin për përgatitjen e zgjedhjeve dhe organizon votimin dhe numërimin. Çdo ent tjetër shtetëror ose privat që përfshihet në këtë proces janë të detyruar të zbatojnë rregullat e përcaktuara në këtë Kod dhe në aktet nënligjore që miraton KQZ-ja në zbatim të tij. Votimi do të kryhet me postë, që zgjidhet nga KQZ. Çdo emingrantë do duhet të regjistrohet me adresë të saktë se ku banon. Pas kësaj, emri i tij do të hiqet nga lista e votuesve në zonë ku ka patur jetuar, edhe pse Vota e tij do t’i shtohet zonës zgjedhore ku rezultonte i regjistruar në Shqipëri.

Sa i takon listave të hapura, me ligjin e ri, partitë do të dorëzojnë në KQZ dy lista: listë shumemërore të fiksuar të kandidatëve, si dhe listën shumemërore të kandidatëve, që i nënshtrohen votimit parapëlqyes. Lista e fiksuar renditet me shifra duke nisur nga njëshi, ndërsa lista shumemërore e kandidatëve me votim të parapëlqyer nga zgjedhësit vendosen në rend alfabetik sipas mbiemrave të tyre.

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…