Marrëveshja Kuadër e Bashkëpunimit Ushtarak Shqipëri-Turqi, Peleshi: Kemi 21 fusha bashkëpunimi

Marrëveshja Kuadër e Bashkëpunimit Ushtarak Shqipëri-Turqi synon të forcojë partneritetin mes dy vendeve në fushën e ushtrisë.


Marrëveshja Kuadër e Bashkëpunimit Ushtarak Shqipëri-Turqi synon të forcojë partneritetin mes dy vendeve në fushën e ushtrisë.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi duke marrë fjalën në Kuvend gjatë diskutimit të marrëveshjes së bashkëpunimit tha se, “Turqia është një shtet me të cilin kemi një bashkëpunim intensiv në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe emergjencave civile”.

Ministri solli në vëmendje mbështetjen që Turqia ka dhënë në ditë të vështira, siç ishte rasti i tërmetit të viti 2019 apo pandemisë COVID-19. Gjithashtu, vijoi ai, mbështetja e grantit prej 100 milionë lira turke është aktualisht në implementim për modernizimin e Forcave të Armatosura. Ndërsa në sajë të marrëveshjes ndërshtetërore Shqipëria bleu tre dronët Bajraktar.

Sa i takon fushës së arsimit dhe edukimit dhe trajnimit, Peleshi u shpreh se, “177 ushtarakë dhe mbi 4000 të tjerë kanë përfituar nga kurset afatshkurtra dhe afatgjata që janë zhvilluar në Turqi, por edhe në Shqipëri. Sot kemi 32 studentë, 1 specializant, 1 doktoraturë në mjekësi dhe 1 doktoraturë në Marrëdhënie Ndërkombëtare”.

Gjatë fjalës së tij, ministri tha se, Shqipëria merr pjesë në stërvitje të përbashkëta dhe në stërvitje në Turqi siç ishte edhe “Strong Ballkan”, që u zhvillua në Shqipëri me pjesëmarrjen edhe të personelit ushtarak nga Turqia.

“Jemi në angazhime të përbashkta operacione, siç është rasti i Afganistanit, ku kemi qenë sëbashku nën komandën turke deri në vitin 2021, edhe në angazhime të tjera në kuadër të Bashkimit Europian si ALTHEA në Bosnjë-Hercegovinë, në KFOR jemi nën komandën e një gjenerali turk. Ndërsa kemi zhvilluar takime të ndërsjellta të nivelit të lartë, unë kam takuar në një vizitë zyrtare homologun turk, kemi lidhur marrëveshje bashkëpunimi afatgjatë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, u shpreh Peleshi.

Ai tha se, bashkëpunimi mes dy vendeve ka vijuar në fushën e mbështetjes me trajtime mjekësore, ku në kuadër të protokollit “Gata” u rrit nga 30, në 100 numri i pacientëve të mbështetur nga ky protokoll.

Sa i takon bashkëpunimin në kuadër të Emergjencave Civile, ministri kujtoi se me qeverinë turke u ndërtuan 540 banesa në qytetin e Laçit, pas tërmetit, si dhe për ndërtimin e Spitalit Rajonal të Fierit, teksa shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për të mbështetur me ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcave të Armatosura gjatë tërmetit shkatërrues në Turqi gjatë shkurtit të vitit 2024.

“Sot jemi në një realitet të ri, marrëveshja e vjetër duhet të rinovohet, sepse së pari, ne jemi një vend aleat në NATO dhe duhet të jetë e shprehur qartë në marrëveshje, në çdo 30 vite edhe për shkak të legjislacionit të qeverisë turke duhen bërë rifreskimet e marrëveshjeve. Kjo është një arsye teknike ligjore që na sjell sot këtu. Kemi 21 fusha bashkëpunimi, të cilat i kemi prekur këtu, përmenda grantin e rëndësishëm, stërvitjet edukimin ushtarak bashkëpunimin në fushën e mjekësisë dhe si e thashë, nuk po i citoj të gjitha, janë 21 fusha bashkëpunimi të marrëveshjes ekzistuse që sot vijnë rë rinovuara në këtë marrëveshje”, tha Peleshi.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…