Libraria “Bukinist”, shtëpia ideale e “#BookLovers”!

Nga 22 korrik 2024, “Bukinist” vjen me librarinë e saj fizike në ish-Bllok dhe me një inventar të rëndësishëm autorësh


Nga Dash Frashëri

Më 22 korrik 2016, u lançua platforma e librit Bukinist.al, një titull revolucionar në botën e shitjeve online të librave.

Tetë vjet, më pas, më 22 korrik 2024, “Bukinist” vjen me librarinë e saj gjigante fizike (në ish-Bllok) dhe me një inventar të rëndësishëm autorësh dhe botimesh.

Gazetari i mirënjohur, Dr. Albert Gjoka, i cili konsiderohet nga letrarët si “Bukinisti” shqiptar, një version i Bukinistit të famshëm, Mendel, i shkruar mjeshtërisht nga Stefan Cvajg, është dhe menaxheri i librarisë më të re në kryeqytet.

Sot, pas 8 vitesh, Bukinist.al është një nga dy operatorët më të mëdhenj të librit në Shqipëri, me një bashkësi prej rreth 85 mijë lexuesish që e kanë ndjekur kudo, me një portofol prej 17 mijë titujsh, shumica e të cilave në gjuhën shqipe, me dy panaire të mëdha: “BookFest” dhe “Ditët e librit” që zhvillohen në partneritet me dy prej qendrave më të mëdha tregtare në vend. Që prej janarit të vitit 2024, çdo lexues mund të porosisë edhe librin në gjuhën angleze.

“Për të zgjeruar të gjithë grup-moshat e lexuesve tanë, ne kemi parë prej kohësh nevojën që të kemi edhe një hapësirë fizike për ekspozimin e librit dhe kontaktin fizik me lexuesit”, thotë menaxheri Gjoka gjatë intervistës për TiranaDiplomat.com.


Menaxheri i Bukinist, Albert Gjoka dhe botuesi i TiranaDiplomat.com, Dash Frashëri

Libraria “Bukinist” do të jetë një hapësirë promovuese edhe për bibliofilët, bibliografët, koleksionistët e pullave dhe hartave si dhe të gjithë nxënësit dhe ekspertët që duan të kuptojnë dhe mësojnë më mirë historinë e zhvillimit të librit, fuqinë transformuese të tij edhe në ditët tona si dhe ndikimet e leximit në jetën tonë.

“Tashmë, në këtë 8-vjetor, Bukinist.al ka edhe një librari fizike rreth 500 m2 në zonën më të gjallë të kryqytetit, në ish-Bllok, e cila do të jetë e gjitha në shërbimin e bashkësisë së lexuesve dhe të autorëve shqiptarë. Ne kemi menduar që të ketë këndin e takimeve të autorëe shqiptarë me lexuesit e vegjël; një zonë për promovimin e autorëve të rinj, – një kënd për klubet e leximit apo kurset e tjera të shkrimit krijues: Mbi të gjitha, kjo do të jetë edhe një mundësi për botuesit tanë që të promovojnë titujt e tyre. Ky mesazh shërben njëherësh edhe si një ftesë e hapur për autorët e rinj që tashmë kanë edhe një shtëpi të re librore që mendon për krijimet e tyre”, thotë drejtuesi i librarisë.

“Libraria “Bukinist” gjendet brenda dy tuneleve që janë ndërtuar gjatë kohës së komunizmit për të mbrojtur vilën e diktatorit Hoxha. Krej ndryshe nga dje, sot, duke u shndërruar në librari, besoj se kjo hapësirë përmes librit dhe me lexuesit, – do të ketë fuqinë dhe magjinë e çlirimit të mendjes dhe rritjes së dimensionit të lirisë për të gjithë ata që e bëjnë leximin si pjesë të përditshme të jetës së tyre, dhe përmes tij, të ketë aftësi për tu përshtatur me botën dhe për ta kuptuar më mirë atë”, thotë menaxheri Gjoka.

Libraria “Bukinist” është e nënndarë në disa seksione sipas tematikave të tyre botimet për fëmijë, librin në gjuhë të huaj, tekstet profesionale dhe akademike, dhe një prej tyre është dhe libri në gjuhën angleze.

“Në mjediset e librarisë Bukinist janë të mirëpritur të gjithë krijuesit, ata që e duan librin, ata që besojnë në fuqinë transformuese të librit, – prandaj ne synojmë që të bashkëndërtojmë një ekosistem dinamik me pjesëmarrjen e ekspertëve, menaxherët dhe drejtuesit e biznesit, njerëzit që bëjnë politika kulturore, mësuesit, pedagogët dhe ekspertët e komunikimit dhe shumë e shumë të tjerë që kanë librin si pjesë të rrugëtimit të tyre”, më thotë Gjoka.

Edhe pse vetëm pak ditë nga hapja e saj, ajo vizitohet edhe nga të huaj. Bastiani është gjerman dhe ai interesohet ta njohë sa më mirë Shqipërinë, nga është edhe bashkëshortja e tij.

“Bukinist” ka disa tipe ofertash për dashamirësit e librit, përfshirë edhe ulje gati 70% të çmimit.

“Ishuj të tjerë librash” kanë ulje të ndryshme.

Edhe unë e shijova vizitën në Librarinë “Bukinist”, duke marrë dhuratë librin kushtuar biografisë së Elon Musk, njeriut më të pasur në planet, shërbyer me kulturë nga Fabiola.

___________________________
Tiranë, më 27 korrik 2024

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni