Britania e Madhe, 1.5 mln stërlina për rinovimin e burgut të Fushë-Krujës dhe pajisje sigurie

Ambasadori britanik, Alastair King-Smith vizitoi mjediset moderne të burgut të ri dhe novator të grave në Pogradec.


Ambasadori britanik, Alastair King-Smith vizitoi mjediset moderne të burgut të ri dhe novator të grave në Pogradec. Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada e Britanisë së Madhe njofton se mjediset e burgut të grave në Pogradec janë demonstrimi më i fundit i partneritetit të fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë në fushën e Drejtësisë.

“Ambasadori dhe ministri Ulsi Manja vlerësuan Programin e Përbashkët të Reformës së Burgjeve, sipas të cilit Mbretëria e Bashkuar financon modernizimin e burgjeve, si ai i Pogradecit, pjesë e mbështjetjes sonë të vazhdueshme për shtetin e së drejtës”, lexohet në njoftim.

“Gjatë vizitës, Ambasadori dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve nënshkruan marrëveshjen për projektin e ri prej 1.5 milionë stërlina (178 milionë lekë), për rinovimin e burgut të Fushë-Krujës dhe furnizimin me pajisje sigurie për sistemin shqiptar të burgjeve.

Krahas punës sonë të përbashkët për modernizimin e gjykatave në Shqipëri, përkushtimi i Mbretësisë së Bashkuar për përmirësimin e llogaridhënies dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri, mbetet i palëkundur”, përfundon njoftimi.

🇦🇱 l Ambasadori britanik, Alastair King-Smith vizitoi mjediset moderne të burgut të ri dhe novator të grave në Pogradec,…

Posted by British Embassy Tirana on Saturday, July 27, 2024

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!