Kongresi i PS-së, Spiropali: Mundësi e artë për të gjykuar veten

Spiropali: Vendimet që do marrin ndikojnë e reflektojnë në jetën e gjithë vendit.


Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi sot në Kongresin e PS-së, se “ky ushtrim i sotëm politik është momenti i ripërtëritjes së një force që duke mbetur e njëjta në thelb rishpik vetveten kur koha dhe sfidat e kohës kërkojnë rilindjen e saj”.

Sipas saj, “ky kongres është një mundësi e artë për të gjykuar veten”.

“Ky Kongres është një çast reflektimi për të parë se ku kemi qenë, për të vlerësuar se çfarë kemi bërë dhe për të vendosur se çfarë do të bëjmë edhe më mirë nesër. Të bekuar nga besimi i publiku dhe të detyruar prej tij të vazhdojmë të jemi ende e vetmja alternativë që duhet të bëjmë edhe më shumë se sa dimë deri tani”, shtoi ajo.

Spiropali nënvizoi se “vendimet që do marrin ndikojnë e reflektojnë në jetën e gjithë vendit”.

Kjo, sipas saj, “dëshmon jo vetëm rëndësinë e PS-së si forcë e vetme qeverisëse, por edhe peshën e përgjegjësisë që PS ka dhe aftësinë e saj te ripërtëritjes”.

“Shumë horoskopë kanë hamendësuar se çfarë do të ndodhë sot, kush ikën e kush vjen. Ka shumë dilema nëse do notojmë në të njëjtat ujëra, apo do ndryshojmë do mbetemi robër të kënaqësisë apo do ofrojmë zgjidhje të reja drejt stacionit të afërt të zgjedhjeve të përgjithshme. Unë besoj se është edhe më shumë se kaq, ky ushtrim i sotëm politik është momenti i ripërtëritjes së një force që duke mbetur e njëjta në thelb rishpik vetveten kur koha dhe sfidat e kohës kërkojnë rilindjen e saj”, theksoi ajo.

Ministrja theksoi se “duke qenë 3 mandate rresht, PS ka qenë opozita më serioze dhe më e ashpër e vetvetes në një proces ripërtëritje dhe përshtatje me sfidat më të komplikuara të kohës”.

“Ne kemi krijuar pakënaqësi ndaj vetes si një normë politike, sepse gara jonë nuk është me ata që kemi përballë qe janë për faqe të zezë, por me pritshmëritë e publikut. PS duhet të ribëjë veten. Kundërshtarët janë të paaftë të qeverisin veten në opozitë, jo më vendin. Për këtë shkak dhe këtë kalendar domethënës suksesesh që ka prodhuar qeverisja jonë duket se kemi çdo arsye të jemi me kokën lart për çfarë kemi bërë”, theksoi ajo. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…